» VIDEO – Operacioni në Lazarat – Në pranga edhe një polic
Postuar më: 23/06/2014

VIDEO – Operacioni në Lazarat – Në pranga edhe një polic

VIDEO – Policia e Shtetit ka vijuar operacionin në fshatin Lazarat për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjesimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme.

Gjatë ditës së sotme nga strukturat e Policisë së Shtetit – VIDEO:

–          është ushtruar kontroll në territoret e mbi 50 banesave dhe ambienteve të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës.

–          janë gjetur dhe asgjesuar rreth 1 ton 560.15 kg marijuanë dhe rreth 430 bimë narkotike kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.

–          janë sekuestruar  54 armë zjarri automatikë e pushkë.

–          janë sekuestruar 4 mitroloz të lehtë.

–          3 armë gjahu.

–          janë gjetur gjithashtu 12.622 fishekë të llojeve të ndryshme, 10 granata, 8 kallëpë tritol, 1 predha granatëhedhësi, 8 ml dhe një sasi tjetër fitil zjarrpërcjellës.

–          është bllokuar për kqyrje të mëtejshme 1 automjet.

–          janë sekuestruar 6 targa automjetesh.

–          janë sekuestruar 1 pajisje për vakum ajri.

Krahas sa më sipër në një kazino në qendër Lazarat janë gjetur e sekuestruar dhe:

–          19 makineta lojëra fati

–          1 rulet lojëra fati

–          2 tavolina-fusha lojëra fati

–          2 kasaforta

–          9 bateri për makinetat e lojërave të fatit

Strukturat e Policisë së Shtetit do të vijojnë veprimet deri në përmbushjen e plotë të objektivave të vendosur. Drejtues dhe specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, vazhdojnë monitorimin e çdo veprimi të strukturave të policisë në kuadër të operacionit të ndërmarrë në Lazarat.

REZULTATE TË OPERACIONIT NË TOTAL

Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 133.219 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 42 ton e 990.415 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.

Janë gjetur 8 pako e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 1.3 kg lëndë narkotike çokollatë, si dhe 3 kg farë kanabis sativa.

Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.

Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:

– 142 armë zjarri automatikë e pushkë, 8 pistoleta, 2 snajper, 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 10 mitrolozë, 3 antitank, 1 murtajë dhe 4 granatëhedhës, 2 armë të vjetra si dhe 7 armë gjahu.

– janë gjetur e sekuestruar 32 armë të djegura, si: 1 snajper, 6 mitrolozë, 1 granatëhedhës, 22 automatikë dhe 2 pushkë.

– janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 86.751 fishekë të llojeve të ndryshme, 229 kallëpë tritol, 137 granata dhe një arkë me granata, 43 predha granatëhedhësi, 8 krëhra fishekësh, 150 ndezësa elektrik dhe një sasi tjetër e konsiderueshme, 97.3 m fitil zjarrpërcjellës, 153 krëhra fishekësh,

– janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, si dhe 22 automjete të tjera.

– janë bllokuar dhe 3 mjete të djegur (2 furgonë dhe 1 veturë) me kanabis.

– janë sekuestruar 15 targa automjetesh.

– janë sekuestruar 8 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 18 gërshërë për krasitje kanabisi, 1 pajisje për vakum ajri.

– është sekuestruar 1 aparat kërkues floriri dhe 1 kasafortë

– dokumenta identitetesh të ndryshme, uniforma policie.

Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 529 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.

Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar 22 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, prodhim e shitje të narkotikëve, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone.