Prioritetet

Drejtoria Antitrafik nis takimet ndërgjegjësuese nga Tirana dhe Farkë e Vogël

Drejtoria Antitrafik nis takimet ndërgjegjësuese nga Tirana dhe Farkë e Vogël

Tiranë, 28 mars - Ministria e Punëve të Brendshme/Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, në muajt Prill-Maj, në disa qarqe të vendit, do të zhvillojë takime sensibilizuese me nxënës dhe studentë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Komitetet Rajonale Antitrafik dhe  organizatat pritëse dhe riintegruese për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit.

Koodinatori Kombëtar takim me Komitetet Rajonale të Luftës kundër Trafikimit të Personave

Koodinatori Kombëtar takim me Komitetet Rajonale të Luftës kundër Trafikimit të Personave

27 Mars 2017 - Me qëllim prezantimin e Urdhrit të Kryeministrit nr. 6, datë 26.01.2017 “Për krijimin e Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Personave, në çdo qark” të sipërcituar, Rregullores për Funksionimin e Komitetit Rajonal, Formatit të Raportimit, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nën drejtimin e Zëvendësministres së Punëve të Brendshme, Znj. Elona Gjebrea u organizua një takim me Prefektët, Sekretarët e Përgjithshëm dhe anëtarët e Komiteteve Rajonale të Luftës kundër Trafikimit të Personave.  

Zv/Ministrja e Punëve të Brendshme, vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar

Zv/Ministrja e Punëve të Brendshme, vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar

8 – 10 Shkurt, Mbretëri e Bashkuar –  Zv.Ministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea zhvilloi një vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë kuadër, në Home Office të Scotland Yard ajo u takua me Zv.Ministrin e Brendshëm për çështjet e policisë, Brandon Lewis, dhe me Zv.Ministren e Brendshme për çështjet e trafikimit, sigurisë dhe ekstremizmit të dhunshëm, Sarah Newton. Në takim ishte i pranishëm Ambasadori Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, Qirjako Qirko, dhe Oficeri Ndërlidhës i Kontaktit nga Policia e Shtetit.

Mbahet takimi i radhës i anëtarëve të Mekanizmit Kombëtar të Referimit

Mbahet takimi i radhës i anëtarëve të Mekanizmit Kombëtar të Referimit

16 Janar 2017 - Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, znj. Elona Gjebrea, kryesoi takimin e radhës të anëtarëve të Mekanizmit Kombëtar të Referimit, mbajtur sot në mjediset e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Konferencë përmbyllëse e projektit "Fuqizimi i kapaciteteve të strukturave shtetërore në mbrojtjen e viktimave të trafikimit të personave në Shqipëri”

Konferencë përmbyllëse e projektit "Fuqizimi i kapaciteteve të strukturave shtetërore në mbrojtjen e viktimave të trafikimit të personave në Shqipëri”

15 Dhjetor 2016, Tiranë - Fjala e Zv.Ministrit Elona Gjebrea, njëkohësisht Koordinatore Kombëtare e Antitrafikut, në konferencën përmbyllëse të projektit “Fuqizimi i kapaciteteve të strukturave shtetërore në mbrojtjen e viktimave të trafikimit të personave në Shqipëri”

 

Nis fushata kombëtare “Muaji i Luftës kundër Trafikimit të Personave”

3 Tetor 2016, Tiranë - Fjala përshëndetëse e zv.ministres së Punëve të Brendshme Elona Gjebrea, me rastin e ceremonisë inauguruese të fushatës kombëtare "Muaji i Luftës kundër Trafikimit të Personave" në Tiranë