Aktivitete të Njësisë Antitrafik

Tiranë - Takim i koordinatorëve Kombëtarë Rajonalë kundër trafikimit të personave

Tiranë - Takim i koordinatorëve Kombëtarë Rajonalë kundër trafikimit të personave

12 Maj - U zhvillua takimi i Koordinatorëve Kombëtarë të Evropës Juglindore, i kryesuar nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht Koordinatori Kombëtar Antitrafikim Elona Gjebrea me mbështetjen e OSBE-së dhe ICMPD-së.  Është hera e parë që një event i tillë organizohet në vendin tonë me pjesëmarrjen e Koordinatorëve Kombëtarë të vendeve të Evropës apo Ballkanit. 

Vjenë - Koordinatori Antitrafik në konferencën e OSBE

Vjenë - Koordinatori Antitrafik në konferencën e OSBE

Më datat 11-12 prill 2016, zv/ministrja e Punëve të Brendshme Elona Gjebrea, Koordinatore Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore, mori pjesë në Konferencën rajonale me pjesëmarrje nga vende të Europës dhe Ballkanit e organizuar nga OSBE-së në Vjenë, me temë “Trafikimi i qënieve njerëzore me qëllim aktivitetin e detyruar kriminal”.

Takim informues e ndërgjegjësues me nxënës e psikologë të 6 shkollave

Takim informues e ndërgjegjësues me nxënës e psikologë të 6 shkollave

Ministria e Punëve të Brendshme/Zyra e Koordinatorit Kombëtar/Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në datë 18 prill 2016, organizuan 2 takime informuese me nxënës të 6 shkollave të mesme dhe 9-vjeçare të qytetit të Vlorës.

Mekanizmi Kombëtar i Referimit, implementim efektiv në nivel lokal

Mekanizmi Kombëtar i Referimit, implementim efektiv në nivel lokal

Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik, me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit IOM dhe në bashkëpunim me Komitetet Rajonale Antitrafik, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Koalicionin e Strehëzave Antitrafik e organizatat lokale anti-trafik, më datë 23 shkurt nisën një set trajnimesh.

Gjebrea firmos memorandum mirëkuptimi me WVA, me fokus fëmijët

Gjebrea firmos memorandum mirëkuptimi me WVA, me fokus fëmijët

Më datë 20.11.2015, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në ambjentet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit “Për intensifikimin e mëtejshëm të veprimit kundër trafikimit të personave në Shqipëri, me fokus të veçantë fëmijët dhe të rinjtë”, ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Organizatës Ndërkombëtare World Vision në Shqipëri (WVA),

Takim me organizatat e shoqërise civile që punojnë me çështjet e trafikimit të personave

Takim me organizatat e shoqërise civile që punojnë me çështjet e trafikimit të personave

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe Koordinatori Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Personave Elona Gjebrea u takuan me një grup të organizatave të shoqërise civile që punojnë me çështjet e trafikimit të personave.