Drejtoria Antitrafik – Vijojnë takimet ndërgjegjësuese me gjimnazistë dhe nxënës në Tiranë

11 Prill 2017, Tiranë - Në zbatim të kalendarit të aktiviteteve të planifikuara për këtë periudhë nga Ministria e Punëve të Brendshme/Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, u zhvilluan takime informuese në bashkinë Tiranë dhe përkatësisht në gjimnazet:

  • “Ismail Qemali” ku në takim morën pjesë rreth 38 nxënës;
  • “A. Z Çajupi” ku morën pjesë rreth 27 nxënës;
  • “Arben Broci” ku në takim morën pjesë rreth 30 nxënës;
  • “Besnik Sykja” ku morën pjesë rreth 28 nxënës;
  • “Konstandin Kristoforidhi” ku në takim morën pjesë rreth 45nxënës;
  • “Karl Gega” ku në takim morën pjesë rreth 33 nxënës;
  • “Teknike Ekonomike” ku në takim morën pjesë rreth 23 nxënës.

 

Dhe në shkollat 9-vjeçare:

  • “7 Marsi” ku takimi informues u zhvillua në 3 klasa (të  teta dhe të nënta, morën pjesë rreth 57 nxënës;
  •  “Bajram Curri” ku takimi informues u zhvillua në 2 klasa: në klasën e 8, kumorën pjesë 27 nxënës dhe në klasën e 9-të ku  morën pjesë 16 nxënës. 

 

Qëllimi i takimeve ishte komunikimi dhe ndërgjegjësimi i fëmijëve për fenomenin  e trafikimit, vendosja e urave të komunikimit me fëmijët dhe shpërndarja e informacionit tek bashkëmoshatarët e tyre lidhur më këtë fenomen duke krijuar kështu një rrjet nxënësish kundër trafikimit të personave.

E veçanta e takimit të organizuar në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” ishte që vetë nxënësit ishin protagonistë dhe moderatorë të takimit. Disa nga nxënësit e kësaj shkolle kanë krijuar një rrjet vullnetarësh dhe informuan nxënësit mbi format e trafikimit, mënyrat dhe treguesit për identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit, asistenca dhe ndihma që iu jepet këtyre viktimave, format e  raportimit, sikurse Linja Kombëtare 116006 dhe Aplikacioni “Raporto! Shpëto!