Drejtoria Antitrafik – Vijojnë takimet ndërgjegjësuese me nxënës, mësues e punonjës socialë në kryeqytet

18 Prill, Tiranë - Në zbatim të kalendarit të aktiviteteve të planifikuara për këtë periudhë nga Ministria e Punëve të Brendshme/Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, më datën 18 prill u zhvilluan 2 takime informuese: në gjimnazin jopublik “Aristoteli” dhe në Qendrën Rezidenciale "Zyber Hallulli”, ku morën pjesë rreth 50 nxënës, mësues dhe punonjës socialë.

Qëllimi i takimeve ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i fëmijëve, vendosja e urave të komunikimit me fëmijët dhe shpërndarja e informacionit tek bashkëmoshatarët e tyre lidhur më këtë fenomen, duke krijuar kështu një rrjet nxënësish kundër trafikimit të personave.

Theksi u vu tek mënyra e raportimit të rasteve të dyshuara të trafikimit nëpërmjet Linjës Kombëtare 116006 dhe Aplikacionit “Raporto! Shpëto!”, si dhe identifikimit të viktimave e viktimave të mundshme të trafikimit e shërbimet që i ofrohen atyre.

Takimet e ditës së sotme i paraprijnë takimit që do të zhvillohet nesër me studentë të Universitetit “Ismail Qemali” dhe me nxënës të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare të qytetit të Vlorës.