Selitë dhe Yzberisht : Takim informues me komunitetin rom dhe egjiptian

14 dhe 16 Qershor 2017 - Ministria e Punëve të Brendshme/ Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, në zbatim të Strategjisë së Luftës kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të saj të Veprimit 2014-2017, si dhe në vijim të zhvillimit të fushatave ndërgjegjësuese në kuadër të parandalimit të fenomenit të trafikimit të personave, organizoi dy takime informuese me përfaqësues të komunitetit Rom dhe Egjiptian në zonën e Selitës dhe Yzberishtit, Tiranë, ku morën pjesë gjithsej rreth 60 persona. Aktivitetet u zhvilluan në bashkëpunim me Organizatën “ARSIS” dhe Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve në Bashkinë Tiranë.

Qëllimi i takimeve ishte ndërgjegjësimi i komunitetit rom dhe egjiptian mbi fenomenin e trafikimit, format e trafikimit, mënyrat dhe treguesit për identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit, asistenca dhe ndihma që iu jepet këtyre viktimave, format e  raportimit, sikurse Linja Kombëtare 116006 dhe Aplikacioni “Raporto! Shpëto”!.

Gjatë takimit u trajtuan problematika konkrete që këto komunitete hasin, sikurse: martesat e hershme, braktisja shkollore, fenomeni i lypjes etj. Në takimin e zhvilluar në datë 16 qershor, përpos përfaqësuesve të komunitetit egjiptian (rreth 35 persona) morën pjesë edhe drejtori i shkollës 9-vjeçare Yzberisht, përfaqësues të stafit pedagogjik, punonjësja e NJMF të Njësisë Administrative nr. 6, etj.

Tiranë, 14 dhe 16 qershor 2017