Takime informuese në shkollat në Patos dhe Fier

12 Maj - Në zbatim të kalendarit të aktiviteteve të planifikuara për këtë periudhë nga Ministria e Punëve të Brendshme/Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave në bashkëpunim me Qendrën Europine dhe Dimak Albania, më datën 12 maj u zhvillua takim informuese: në shkollën “Hekuran Maneku”, Patos, dhe “Mark Dashi” Fier, ku morën pjesë rreth 47 nxënës, mësues dhe punonjës socialë.

Qëllimi i takimeve ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i fëmijëve, vendosja e urave të komunikimit me fëmijët dhe shpërndarja e informacionit tek bashkëmoshatarët e tyre lidhur më këtë fenomen, duke krijuar kështu një rrjet nxënësish kundër trafikimit të personave.

Theksi u vu tek mënyra e raportimit të rasteve të dyshuara të trafikimit nëpërmjet Linjës Kombëtare 116006 dhe Aplikacionit “Raporto! Shpëto!” si dhe identifikimit të viktimave e viktimave të mundshme të trafikimit e shërbimet që i ofrohen atyre.