Takime ndërgjegjësuese në Koplik, Shkodër

17 Maj, Shkodër - Në zbatim të kalendarit të aktiviteteve të planifikuara për këtë periudhë nga Ministria e Punëve të Brendshme/Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave në bashkëpunim me Qendrën Europine dhe Dimak Albania, më datën 17 maj u zhvillua takim informuese: në shkollën “Vasil Shanto”, Vrakë, dhe “Abdyl Bajraktari”, Koplik, Shkodër, ku morën pjesë rreth 85 nxënës, mësues dhe punonjës socialë.

Qëllimi i takimeve ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i fëmijëve, vendosja e urave të komunikimit me fëmijët dhe shpërndarja e informacionit tek bashkëmoshatarët e tyre lidhur më këtë fenomen, duke krijuar kështu një rrjet nxënësish kundër trafikimit të personave.

Theksi u vu tek mënyra e raportimit të rasteve të dyshuara të trafikimit nëpërmjet Linjës Kombëtare 116006 dhe Aplikacionit “Raporto! Shpëto!” si dhe identifikimit të viktimave e viktimave të mundshme të trafikimit e shërbimet që i ofrohen atyre.