Takimet ndërgjegjësuese me studentë dhe pedagogë - Ndalesa e radhës, Vlora

19 Prill, Vlorë - Në zbatim të kalendarit të aktiviteteve të planifikuara për këtë periudhë nga Ministria e Punëve të Brendshme/Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, më datën 19 prill u zhvillua takim informues: në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, ku morën pjesë rreth 60 studentë dhe pedagogë.

Qëllimi i takimeve ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i fëmijëve, vendosja e urave të komunikimit me fëmijët dhe shpërndarja e informacionit tek bashkëmoshatarët e tyre lidhur më këtë fenomen, duke krijuar kështu një rrjet nxënësish kundër trafikimit të personave.

Theksi u vu tek mënyra e raportimit të rasteve të dyshuara të trafikimit nëpërmjet Linjës Kombëtare 116006 dhe Aplikacionit “Raporto! Shpëto!” si dhe identifikimit të viktimave e viktimave të mundshme të trafikimit e shërbimet që i ofrohen atyre.