Raporti Vjetor i Departamentit te Shtetit te SHBA per Trafikimin e Personave - Shqiperia 2013

2013 Raporti Vjetor i Departamentit te Shtetit te SHBA per Trafikimin e Personave - Shqiperia (19 qershor 2013)

SHQIPËRIA - Lista e Vëzhgimit ‘Grupi 2’ ---------------------------------- 

Shqipëria është vend burimi për burra, gra dhe fëmijë të cilët i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe punës së detyruar. Viktimat shqiptare i nënshtrohen trafikimit për qëllime shfrytëzimi seksual brenda Shqipërisë si edhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Belgjikë, Hollandë, Gjermani, Zvicër, Irlandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Shumë gra janë viktimë e trafikimit pasi pranojnë oferta punësimi si kamariere, bariste, kërcimtare ose këngëtare në vendet fqinje, veçanërisht në Kosovë, Greqi dhe Maqedoni. Gjatë vitit janë identifikuar viktima të trafikimit për punë nga Filipinet. Fëmijët shqiptarë detyrohen të lypin si edhe për forma të tjera pune të detyruar. Disa vajza shqiptare bëhen objekt i trafikimit me qëllim shfrytëzimi seksual apo punë të detyruar pas martesave me mblesëri.

Dokumentat e bashkëngjitura