Raporti Vjetor i Departamentit te Shtetit te SHBA per Trafikimin e Personave - Shqiperia 2017

RAPORT I DEPARTAMENTIT TË SHTETIT TË SHBA TRAFIKIMI I PERSONAVE

SHQIPËRIA (GRUPI 2)

Qeveria e Shqipërisë nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit;
megjithatë, po bën përpjekje domethënëse për ta bërë këtë. Qeveria demonstroi përpjekje në
rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raprotimit; për pasojë, Shqipëria mbeti në Grupin
2. Qeveria demonstroi përpjekje në rritje duke ndjekur penalisht dhe dënuar më shumë trafikantë
dhe duke përdorur për herë të parë “fondin e posaçëm” të saj për mbrojtjen e viktimave nga
asetet e kapura prej trafikantëve. Qeveria rriti financimin për Zyrën e Koordinatorit Kombëtar
Anti-Trafikim (ZKKA) dhe rregullisht mblodhi aktorët e mekanizmit kombëtar të referimit dhe
komitetit anti-trafikim. Megjithatë, qeveria nuk arriti të përmbushte standardet minimale në disa
fusha kyçe. Policia vazhdoi të pasqyronte të kuptuar të kufizuar të trafikimit njerëzor dhe dështoi
në disa raste të identifikonte viktimat e trafikimit mes individëve të përfshirë në prostitucion të
detyruar apo si shërbëtorë shtëpie. Qeveria hetoi dy viktima dhe dënoi një viktimë për akte të
jashtëligjshme kryer si rezultat i nënshtrimit ndaj trafikimit, edhe pse ligji përjashton viktimat
nga ndëshkimi për krime të kryera si rezultat i shfrytëzimit të tyre.

Dokumentat e bashkëngjitura