Aktivitete të Njësisë Antitrafik

Vlorë, vijojnë takimet ndërgjegjësuese me nxënës, mësues dhe punonjës socialë

Vlorë, vijojnë takimet ndërgjegjësuese me nxënës, mësues dhe punonjës socialë

20 Prill, Vlorë - Në zbatim të kalendarit të aktiviteteve të planifikuara për këtë periudhë nga Ministria e Punëve të Brendshme/Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, më datën 20 prill u zhvilluan 2 takime informuese: në gjimnazin "Lef Sallata” dhe “Mustafa Qemal Ataturk” Vlorë, ku morën pjesë rreth 165 nxënës, mësues dhe punonjës socialë.

Takimet ndërgjegjësuese me studentë dhe pedagogë - Ndalesa e radhës, Vlora

Takimet ndërgjegjësuese me studentë dhe pedagogë - Ndalesa e radhës, Vlora

19 Prill, Vlorë - Në zbatim të kalendarit të aktiviteteve të planifikuara për këtë periudhë nga Ministria e Punëve të Brendshme/Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, më datën 19 prill u zhvillua takim informues: në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, ku morën pjesë rreth 60 studentë dhe pedagogë.

Drejtoria Antitrafik – Vijojnë takimet ndërgjegjësuese me nxënës, mësues e punonjës socialë në kryeqytet

Drejtoria Antitrafik – Vijojnë takimet ndërgjegjësuese me nxënës, mësues e punonjës socialë në kryeqytet

18 Prill, Tiranë - Në zbatim të kalendarit të aktiviteteve të planifikuara për këtë periudhë nga Ministria e Punëve të Brendshme/Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, më datën 18 prill u zhvilluan 2 takime informuese: në gjimnazin jopublik “Aristoteli” dhe në Qendrën Rezidenciale "Zyber Hallulli”, ku morën pjesë rreth 50 nxënës, mësues dhe punonjës socialë.

Drejtoria Antitrafik – Vijojnë takimet ndërgjegjësuese me gjimnazistë dhe nxënës në Tiranë

Drejtoria Antitrafik – Vijojnë takimet ndërgjegjësuese me gjimnazistë dhe nxënës në Tiranë

11 Prill 2017, Tiranë - Në zbatim të kalendarit të aktiviteteve të planifikuara për këtë periudhë nga Ministria e Punëve të Brendshme/Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, u zhvilluan takime informuese në bashkinë Tiranë.

Drejtoria Antitrafik – Vijojnë takimet ndërgjegjësuese me studentë në Shkodër

Drejtoria Antitrafik – Vijojnë takimet ndërgjegjësuese me studentë në Shkodër

11 Prill 2017, Shkodër - Ministria e Punëve të Brendshme/Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim, në kuadër të zhvillimit të takimeve ndërgjegjësuese me nxënës dhe studentë në disa qarqe të vendit, në datë 11 prill 2017 organizoi një forum ndërgjegjësues me studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit ”Luigj Gurakuqi”, Shkodër, në të cilin morën pjesë rreth 60 studentë.

Kalendari i takimeve në shkolla

Kalendari i takimeve informuese dhe ndërgjegjësuese që do të zhvillohem nga Drejtoria e Antitrafikut gjatë periudhës Mars - Prill - Maj 2017 në shkolla të mesme dhe 9-vjeçare, në 12 qarqet e vendit (Tiranë, Lezhë, Dibër, Kukës, Durrës, Berat, Fier, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korçë, Vlorë).

Drejtoria Antitrafik nis takimet ndërgjegjësuese nga Tirana dhe Farkë e Vogël

Drejtoria Antitrafik nis takimet ndërgjegjësuese nga Tirana dhe Farkë e Vogël

Tiranë, 28 mars - Ministria e Punëve të Brendshme/Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, në muajt Prill-Maj, në disa qarqe të vendit, do të zhvillojë takime sensibilizuese me nxënës dhe studentë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Komitetet Rajonale Antitrafik dhe  organizatat pritëse dhe riintegruese për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit.

Koodinatori Kombëtar takim me Komitetet Rajonale të Luftës kundër Trafikimit të Personave

Koodinatori Kombëtar takim me Komitetet Rajonale të Luftës kundër Trafikimit të Personave

27 Mars 2017 - Me qëllim prezantimin e Urdhrit të Kryeministrit nr. 6, datë 26.01.2017 “Për krijimin e Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Personave, në çdo qark” të sipërcituar, Rregullores për Funksionimin e Komitetit Rajonal, Formatit të Raportimit, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nën drejtimin e Zëvendësministres së Punëve të Brendshme, Znj. Elona Gjebrea u organizua një takim me Prefektët, Sekretarët e Përgjithshëm dhe anëtarët e Komiteteve Rajonale të Luftës kundër Trafikimit të Personave.  

Zv/Ministrja e Punëve të Brendshme, vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar

Zv/Ministrja e Punëve të Brendshme, vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar

8 – 10 Shkurt, Mbretëri e Bashkuar –  Zv.Ministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea zhvilloi një vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë kuadër, në Home Office të Scotland Yard ajo u takua me Zv.Ministrin e Brendshëm për çështjet e policisë, Brandon Lewis, dhe me Zv.Ministren e Brendshme për çështjet e trafikimit, sigurisë dhe ekstremizmit të dhunshëm, Sarah Newton. Në takim ishte i pranishëm Ambasadori Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, Qirjako Qirko, dhe Oficeri Ndërlidhës i Kontaktit nga Policia e Shtetit.

Mbahet takimi i radhës i anëtarëve të Mekanizmit Kombëtar të Referimit

Mbahet takimi i radhës i anëtarëve të Mekanizmit Kombëtar të Referimit

16 Janar 2017 - Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, znj. Elona Gjebrea, kryesoi takimin e radhës të anëtarëve të Mekanizmit Kombëtar të Referimit, mbajtur sot në mjediset e Ministrisë së Punëve të Brendshme.