Aktivitete të Njësisë Antitrafik

Shqipëri – Kosovë – Mal i Zi, protokoll bashkëpunimi për antitrafikimin

Shqipëri – Kosovë – Mal i Zi, protokoll bashkëpunimi për antitrafikimin

6 korrik 2016 - Sot u zhvillua takimi trilateral mes autoriteteve shqiptare, malazeze dhe kosovare për zbatimin e Protokolleve të Bashkëpunimit për Identifikimin, Referimin dhe Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit.

Pala shqiptare u përfaqësua nga zv/ministrja e Punëve të Brendshme Elona Gjebrea - Koordinator Kombëtar për Antitrafikimin. 

Autoritetet shtetërore, grupet e punës së tre shteteve respektive dhe organizatat ndërkombëtare që punojnë kundër trafikimit të qenieve njerëzore do të diskutojnë përgjatë dy ditëve mbi hartimin e një plani të përbashkët pune për fëmijët në lëvizje, unifikimin e formateve të identifikimit, referimit dhe vlerësimit për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në zbatim të protokolleve të bashkëpunimit.

Përmirësimi i mekanizmit kombëtar të referimit në fushën e trafikimit te personave

Përmirësimi i mekanizmit kombëtar të referimit në fushën e trafikimit te personave

28 qershor 2016, Tiranë – Me iniciativën e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave Elona Gjebrea, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migrimit (ICMPD), në kuadër të zbatimit të Projektit të ICMPD-së “Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore”- Faza 2 (THB/IFS /2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga ICMPD, në datat 28-29 Qershor do të zhvillohet ëorkshopi multi-institucional “Për përmirësimin e Mekanizmit Kombëtar të Referimit dhe praktikat e mira në fushën e ndjekjes penale, hetimit dhe politikave gjyqësore”.

Aktiviteti dyditor do të ketë në fokus shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e ndjekjes penale, hetimit pro-aktiv dhe praktikave gjyqësore, rritjen e dënimeve, shkëmbimin e eksperiencave në përmirësimin e aftësive teknike të ekspertëve për të siguruar një qasje gjithëpërfshirëse për viktimat e trafikimit, si dhe forcimin e lidhjeve mes zbatuesve të ligjit, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile të përfshirë në mbrojtjen e viktimave të trafikimit. Në këtë ëokshop do të referojnë ekspertë të huaj dhe vendas me një përvojë të posaçme në çështjet antitrafikim, si dhe janë ftuar aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë, përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë dhe kombëtarë të përfshirë në zbatimin e MKR-së  dhe Strategjisë së Luftës kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit 2014-2017.

Trajnim për identifikimin e viktimave të trafikimit

Trajnim për identifikimin e viktimave të trafikimit

Në ambjentet e Ministrisë së Punëve të Brendshme është mbajtur një trajnim ndërsektorial për Identifikimin, referimin dhe ndihmën për viktimat e trafikimit, organizuar nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit në Njerëz dhe Organizata ndërkombëtare për Migracionin, misioni në Shqipëri, me mbështetjen e OKB. 

Tiranë - Takim i koordinatorëve Kombëtarë Rajonalë kundër trafikimit të personave

Tiranë - Takim i koordinatorëve Kombëtarë Rajonalë kundër trafikimit të personave

12 Maj - U zhvillua takimi i Koordinatorëve Kombëtarë të Evropës Juglindore, i kryesuar nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht Koordinatori Kombëtar Antitrafikim Elona Gjebrea me mbështetjen e OSBE-së dhe ICMPD-së.  Është hera e parë që një event i tillë organizohet në vendin tonë me pjesëmarrjen e Koordinatorëve Kombëtarë të vendeve të Evropës apo Ballkanit. 

Vjenë - Koordinatori Antitrafik në konferencën e OSBE

Vjenë - Koordinatori Antitrafik në konferencën e OSBE

Më datat 11-12 prill 2016, zv/ministrja e Punëve të Brendshme Elona Gjebrea, Koordinatore Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore, mori pjesë në Konferencën rajonale me pjesëmarrje nga vende të Europës dhe Ballkanit e organizuar nga OSBE-së në Vjenë, me temë “Trafikimi i qënieve njerëzore me qëllim aktivitetin e detyruar kriminal”.

Mekanizmi Kombëtar i Referimit, implementim efektiv në nivel lokal

Mekanizmi Kombëtar i Referimit, implementim efektiv në nivel lokal

Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik, me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit IOM dhe në bashkëpunim me Komitetet Rajonale Antitrafik, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Koalicionin e Strehëzave Antitrafik e organizatat lokale anti-trafik, më datë 23 shkurt nisën një set trajnimesh.

Takim informues e ndërgjegjësues me nxënës e psikologë të 6 shkollave

Takim informues e ndërgjegjësues me nxënës e psikologë të 6 shkollave

Ministria e Punëve të Brendshme/Zyra e Koordinatorit Kombëtar/Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në datë 18 prill 2016, organizuan 2 takime informuese me nxënës të 6 shkollave të mesme dhe 9-vjeçare të qytetit të Vlorës.

Gjebrea firmos memorandum mirëkuptimi me WVA, me fokus fëmijët

Gjebrea firmos memorandum mirëkuptimi me WVA, me fokus fëmijët

Më datë 20.11.2015, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në ambjentet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit “Për intensifikimin e mëtejshëm të veprimit kundër trafikimit të personave në Shqipëri, me fokus të veçantë fëmijët dhe të rinjtë”, ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Organizatës Ndërkombëtare World Vision në Shqipëri (WVA),

Takim me organizatat e shoqërise civile që punojnë me çështjet e trafikimit të personave

Takim me organizatat e shoqërise civile që punojnë me çështjet e trafikimit të personave

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe Koordinatori Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Personave Elona Gjebrea u takuan me një grup të organizatave të shoqërise civile që punojnë me çështjet e trafikimit të personave.