Ndjekje penale proaktive për veprat e trafikimit të personave

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme Elona Gjebrea, njëkohësisht edhe Koordinatore Kombëtare për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave mori pjesë në hapjen e workshop-it të organizuar nga OPDAT, me temë “Luftën kundër trafikimit të personave”.

Në hapjen e këtij workshop-i tre ditor (11 -13 mars) përkrah, zonjës Gjebrea ishin  Michael Vaccaro Këshilltar Ligjor Rezident i OPDAT në Shqipëri, Henry Jardine, Zv. Ambasador i Sh.B.A. në Shqipëri dhe Adnand Xholi, Prokuror i Prokurorisw sw Përgjithshme.

Ata vlerësuan punën e bërë deri më tani në kuadër të rivitalizimit të strukturave dhe forcimit të bashkëpunimit mes strukturave ligjzbatuese dhe më gjerë.  

Në fjalët e tyre përshëndetëse, pjesëmarrësit në panel vlerësuan rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve të strukturave të zbatimit të ligjit, në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, për hetime dhe ndjekje penale proaktive të veprave të trafikimit të personave, për çështje sensitive  të tematikës, për ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve ndërgjegjësuese të aktorëve antitrafik.

Në këtë takim morwn pjesë përkrah Zyrës së Koordinatorit Kombëtar Antitrafik, edhe përfaqësues të agjencive ligjzbatuese dhe të gjyqësorit, si edhe organizata të shoqërisë civile të cilët ofruan ekspertizën e tyre në fushën antitrafikim.