Takimet ndërgjegjësuese - Shkodër

26 Prill 2017, Shkodër - Në zbatim të kalendarit të aktiviteteve të planifikuara për këtë periudhë nga Ministria e Punëve të Brendshme/Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave në bashkëpunim me Qendrën Europine dhe organizatën “Të ndryshëm dhe të Barabartë”, më datën 26 prill u zhvilluan 2 takime informuese: në shkollën 9 vjeçare “Azem Hajdari” dhe në gjimnazin “Oso Kuka” Shkodër, ku morën pjesë rreth 137 nxënës, mësues dhe punonjës socialë.

Qëllimi i takimeve ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i fëmijëve, vendosja e urave të komunikimit me fëmijët dhe shpërndarja e informacionit tek bashkëmoshatarët e tyre lidhur më këtë fenomen, duke krijuar kështu një rrjet nxënësish kundër trafikimit të personave.

Theksi u vu tek mënyra e raportimit të rasteve të dyshuara të trafikimit nëpërmjet Linjës Kombëtare 116006 dhe Aplikacionit “Raporto! Shpëto!” si dhe identifikimit të viktimave e viktimave të mundshme të trafikimit e shërbimet që i ofrohen atyre.