Trajnim për identifikimin e viktimave të trafikimit

Në ambjentet e Ministrisë së Punëve të Brendshme është mbajtur një trajnim ndërsektorial për Identifikimin, referimin dhe ndihmën për viktimat e trafikimit, organizuar nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit në Njerëz dhe Organizata ndërkombëtare për Migracionin, misioni në Shqipëri, me mbështetjen e OKB.