Postuar më: 09 Dhjetor 2016

Projektligj "Per dhenie amnistie"

Për çdo propozim apo sugjerim mbi projektligjin ju mund të shkruani në adresën e saj: Silena.Tola@punetebrendshme.gov.al

R E L A C I O N

PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DHËNIE AMNISTIE” I. QËLLIMI I PROJEKTAKTIT DHE OBJEKTIVAT QË SYNOHEN TË ARRIHEN

Të bindur se dënimi penal duhet të jetë reagimi i fundit shtetëror ndaj sjelljeve të individëve, të përcaktuara si devijime social-ligjore dhe në funksion të arritjes së qëllimit të dënimit, bazuar në të drejtën e trajtimit njerëzor dhe të respektimit të dinjitetit të individit, si dhe nisur nga arsyet social-ligjore të humanizmit, riintegrimit social, rehabilitimit social, ndyshimeve pozitive në jetën e të dënuarve, arritjes së standardeve evropiane në sistemin penitenciar si dhe legjitimitetit të duhur kushtetues-ligjor në vendet e vuajtjes së dënimit, paraqitet për shqyrtim dhe miratim projektligji “Për dhënie amnistie”. Prej kohësh, teoritë juridiko-sociale mbi qëllimin e dënimit kanë evoluar, nga koncepti i hakmarrjes dhe ndëshkimit ndaj autorit drejt konceptit të riedukimit dhe rehabilitimit të tij. Këto koncepte përbëjnë idetë themelore të drejtësisë bashkëkohore rehabilituese. 

 

Neni 7

Dorëzimi vullnetar i armëve të zjarrit të çdo lloji

1. Amnistohen nga ndjekja penale të gjithë personat që vullnetarisht deri më datë 30 prill 2017 deklarojnë ose njoftojnë pranë Policisë së Shtetit, në komisariatin/stacionin e policisë më të afërt për dorëzimin e armëve të zjarrit të çdo lloji, që trajtohen sipas parashikimeve të paragrafit të dytë, të tretë dhe të katërt, të nenit 278, të Kodit Penal.

2. Procedurat për marrjen e armës në dorëzim dhe trajtimin nga strukturat e Policisë së Shtetit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Dokumentat e bashkëngjitura