Postuar më: 02 Mars 2017

Projektligj per disa ndryshime dhe shtesa ne Ligjin nr. 108/2014 "PER POLICINE E SHTETIT", i ndryshuar

QELLIMI I PROJEKTAKTIT DHE OBJEKTIVAT QE SYNOHEN TE ARRIHEN

Projektligji mundeson rregullimin e disa procedurave qe lidhen me personelin e Policise se Shtetit, procedurat per fitimin e grades, shtimin e dy gradave ne nivelin baze te policise, ndryshimin e kritereve per fitimin e gradave per shkak te shtimit te dy gradave, ndryshimin e disa emertimeve, shtimin e perkufizimit per vertetimin e besueshmerise e policimit vullnetar, trajtimin e pjesetareve te familjes se shtetasve qe humbin jeten per shkak te kryerjes se detyrave ne ndihme te policise etj.

Produkti perfundimtar qe pritet te arrihet me miratimin e ketij projektligji eshte rregullimi i veprimtarise me personelin e policise ne disa fusha, permiresimi i hierarkise se gradave, per te cilat ne ligjin aktual jane konstatuar mangesi, parashikimi i trajtimit te pjesetareve te familjes se shtetasve qe humbin jeten per shkak te kryerjes se detyrave ne ndihme te policise, si dhe organizimi i Policimit Vullnetar me qellim ruajten e rendit dhe qetesise publike, parandalimin e krimit dhe perballimin e situatave te emergjencave civile.

ARGUMENTIMI I PROJEKTAKTIT LIDHUR ME PERPARESITE, PROBLEMATIKAT, EFEKTET E PRITSHME

Ne projektligj per here te pare parashikohet "Policimi Vullnetar", si bashkimi vullnetar i kontributeve te veteofruara nga shtetasit, ne ndihme te Policise se Shtetit, per ruajtjen e rendit dhe qetesise publike, parandalimin e krimit dhe perballimin e situatave te emergjencave civile.

Ndersa organizimi, funksionimi dhe fusha e veprimit, te Policimit Vullnetar, eshte parashikuar te rregullohen me Vendim te Keshillit te Ministrave. Per pranimin e aplikanteve ne Akademine e Sigurise eshte shtuar si kriter edhe pajisja e tyre me vertetim besueshmerie.

Ne dispozitat e propozuara per ndryshim eshte dhene perkufizimi mbi "Vertetimin e besueshmerise" si dokument i miratuar nga Drejtori i Policise se Shtetit, i cili pasqyron rezultatet e verifikimit te te dhenave te vetedeklaruara ne raport me ato te regjistrave fizike dhe elektronike te Policise dhe institucioneve te tjera shteterore, qe leshohet per shtetasin/personin i cili pranohet ne institucionin arsimor policor.

Projektligji mundeson edhe rregullimin e disa procedurave qe lidhen me personelin e policise; procedurat per fitimin e grades; shtimin e dy gradave ne nivelin 'Daze te policise dhe proceduren per dhenien e tyre; parashikon te drejten e Policise se Shtetit, qe per personat e arrestuar dhe ndaluar te marre edhe mostra te ADN-se; si dhe rregullon trajtimin e pjesetareve te familjes se shtetasve qe humbin jeten per shkak te kryerjes se detyrave ne ndihme te policise.

Miratimi i ketij projekligji do sjelle rritjen e efektivitetit te punes se Policise se Shtetit, per parandalim, zbulimin dhe nderprerjen e veprimtarise kriminale dhe ne kryerjen e detyrave tjera funksionale.

Dokumentat e bashkëngjitura