Postuar më: 17 Nëntor 2016

Projektligji për disa shtesa në ligjin nr.10129, datë 11.5.2009, “Për Gjendjen Civile”, të ndryshuar

R E L A C I O N
PËR
PROJEKTLIGJIN PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10129, DATË 11.5.2009, “PËR GJENDJEN CIVILE”, TË NDRYSHUAR

I. QËLLIMI I PROJEKTAKTIT DHE OBJEKTIVAT QË SYNOHEN TË ARRIHEN

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar”, synon përmirësimin e veprimtarisë së shërbimit të gjendjes civile në tërësi dhe në veçanti në drejtim të zhvillimeve inovative, me qëllim rritjen e cilësisë në ofrimin e këtij shërbimi për subjektet përfitues dhe në kuadër të ndryshimeve të ligjit nr.115/2014, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeversisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

Dokumentat e bashkëngjitura