Postuar më: 28 Dhjetor 2016

Projektligji "Per organizmin dhe funksionimin e Policise Gjyqesore"

RELACION PER PROJEKTLIGJIN PER ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E POLICISE GJYQESORE

Gjetjet dhe problematikat

Projektligji "Per Organizimin dhe Funksionimin e Policise Gjyqesore" ka per qellim zgjidhjen e problematikave te konstatuara edhe ne Dokumentin Analitik te sistemit te Drejtesise ne organizimin dhe funksionimin e policise gjyqesore, si (i) dobesimi i lidhjeve te oficereve te sherbimeve, te caktuar ne seksionet e prokurorive, me administraten e origjines; (ii) ndryshimet ne ligjit ekzistues ne vitin 2010 me heqjen e procedures se konkurrimit per oficeret e sherbimeve ne seksionet e prokurorise; (iii) levizjet dhe transferimet e shpeshta te tyre;(iv) mos njohja nga prokuroret te organikave te policise gjyqesore; (v) dobesimi i bashkepunimin midis prokurorise dhe policise gjyqesore; (vi) dhenia e detyrave me karakter administrativ punonjesve te policise qe ushtrojne dhe funksionin e policise gjyqesore kane cenuar stabilitetin ne punen e policise gjyqesore si dhe vete cilesine e hetimeve.

Dokumenti Strategjik per Reformen ne Sistemin e Drejtesise ka parashikuar, nder te tjera, si ojektiv te reformes, riorganizimin ne teresi te policise gjyqesore, duke forcuar dhe permiresuar statusin e saj, profesionalizmin, pergjegjshmerine, llogaridhenien dhe eficiencen.

Ne kuadrin e ketij objektivi, Plan Veprimi i Reformes ne Sistemin e Drejtesise ka parashikuar hartimin e nje ligji te ri "Per organizimin dhe funksionimin e Policise Gjyqesore , me qellim: (a) riorganizimin strukturor dhe funksional te policise gjyqesore, duke synuar rritjen e pergjegjesive te saj ne zhvillimin e hetimeve proaktive, profesionale dhe efikase ne luften kunder kriminalitetit, nen drejtimin dhe kontrollin e prokurorit; (b) qartesimin e roleve te Prokurorit dhe Policise Gjyqesore, duke e kthyer prokurorin ne nje mbikqyres te hetimit penal, dhe duke is deleguar kompetencat e hetimit dhe nje pjese te veprimeve procedurale gjate hetimit Policise Gjyqesore; (c) rregullimin e raportit te numrit te prokuroreve me numrin e oficereve te Policise Gjyqesore sipas organizimit te brendshem te vete prokurorise dhe ngarkeses se ceshtjeve dhe problematikave te kriminalitetit ne zona te caktuara; (9) forcimin e kritereve profesionale, etike e morale ne rekrutimin dhe promovimin e oficereve te Policise Gjyqesore, duke synuar krijimin nje sistemi qe mundeson arsimim te pershtatshem profesional, zhvillimin e nje karriere te qendrueshme si dhe trajnimin dhe kualifikimin vazhdues te tyre; (d) parashikimin e mekanizmave per terheqjen e kontributit te specialisteve dhe eksperteve teknike prane zyrave te prokurorise; (e) garantimin e burimeve te nevojshme materiale, financiare dhe njerezore per Policine Gjyqesore, duke synuar gjithashtu thithjen e eksperteve te fushave te ndryshme prane kesaj strukture. II. Procesi dhe metodologjia e punes Eksperte e nivelit te larte te caktuar per hartimin e ketij projektligji kane filluar punen ne muajin tetor te vitit 2015 me mbledhjet e grupit te eksperteve hartues dhe sekretariatit teknik. Duke filluar nga muaji tetor 2015 e ne vazhdim , jane zhvilluar disa mbledhje te grupit te eksperteve te nivelit te larte. Ekspertet dhe sekretariati teknik kand perfunduar strukturen si dhe draftimin e projektligjit, ne harmonizim me ligjin " Per organizimin dhe funksionimin e institucioneve per luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar." ne te cilin percaktohen qe rregullon veprimtarine e Byrose Kombetare te Hetimeve.

Projektligji eshte konsultuar me grupin think — tank ne te cilen kand mane pjese dhe ekspertet e opozites. Pas miratimin nga Kuvendi te ndryshimeve kushtetuese, dhe ligjin" Per organizimin dhe funksionimin e institucioneve per luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar." ekspertet e nivelit te larte perfunduan hartimin e projektligjit " Per organizimin dhe funksionimin e Policise Gjyqesore " dhe se bashku me relacionin shoqdrues ja paraqesin per shqyrtim dhe miratim Komisionit te Posacem te Reformes ne Drejtesi "bazuar ne Rregulloren e Kuvendit . III. Permbledhje shpjeguese e permbajtjes se projektligjit. Objekti i ketij projektligji eshte normimi i parimeve dhe rregullave per organizimin dhe funksionimin te sherbimeve dhe seksioneve te policise gjyqesore, rregullat e ndarjes se punes lidhur me veprimtarine e tyre hetimore, si dhe raportet me prokurorin dhe me organet e administrates se origjines. Projekti i ri i ligjit per organizimin dhe funksionimin e policise gjyqesore, synon te zgjidhe problemet e meposhtme: 2.1 Rindertimin e seksioneve te policise gjyqesore prand prokurorive, me synim perballimin e ngarkeses hetimore, por edhe forcimin e lidhjeve te oficereve te sherbimeve me administraten e origjines. Ligji synon qe strukturat te punojne bashkerisht, duke shfrytezuar kapacitetet logjistike dhe njerezore te Policise se Shtetit dhe te llojeve te tjera te policive qe fmksionojne me ligj ne vendin tone. 2.2 Te rivendosen dhe te persosen procedurat e konkurrimit per caktimin e kandidateve ne seksione, ne respektim te parimeve te transparences dhe te merites, me ciellimin per te rekrutuar personel me cilesi te mira profesionale dhe morale. Roll vendimarres kalon nga nje individ (Prokurori i Pergjithshem) tek nje organ kolegjial (Keshilli i Larte i Prokurorise). 2.3 Rindertimin e rregullave qe "synojne stabilitetin ne detyre te sherbimeve te policise gjyciesore, sidomos te atyre te specializuara ne sektore te posacem te luftes ndaj krimit, duke vendosur nje kontroll me te rrepte mbi transferimet. Gjithashtu, projekti synon to lidhe karrieren e oficerit te PGJ edhe me mendimin pozitiv te prokurorit. 2.4 Projekti synon te disiplinoje mbrojtjen e hetimeve, duke vendosur rregulla me te forta persa i takon raportimit te rezultatit te hetimeve vetem para prokurorit kompetent. 2.5 Projektligji synon te vendose rregulla te tilla qe oficeret qe kryejne funksione gjyqesore te kene kohen e nevojshme per t'u fokusuar tek ato, pa lejuar qe ata te ngarkohen me detyra te tjera qe u kufizojne kohen dhe energjite (le nevojiten per te kryer hetime. 2.6 Projekti synon te gjeje mekanizmat qe te nxitin punen e perbashket, me krijimin e grupeve te hetimit, sidomos ne rastin e hetimeve proaktive; ne kete drejtim, roli i prokurorit qe drejton hetimet do te forcohet. 2.7

Projekligji synon te zgjidhe nevojen e domosdoshme te trajnimit fillestar dhe te vazhduar te policise gjyqesore, permes gjetjes se instrumenteve te duhura, duke perfshire edhe mundesine e nje konkurrimi paraprak para rekrutimit per te kryer funksione te policise gjyqesore.

Projekligji parashikon: 1. rregulla te qarta per procedurat e konkurrimit per caktimin e kandidateve ne seksione, ne respektim te parimeve te transparences dhe te merites, do te rrise realizoje rekrutimin e nje personeli me cilesi te mira profesionale dhe morale.

2. Roll vendimmarres per emerimin e oficereve te policise gjyqesore te seksioneve prane prokurorive i kalon nje organ kolegjial (Keshilli i Larte i Prokurorise)

3. rregulla qe sigurojne stabilitetin ne detyre te sherbimeve te policise gjyqesore, sidomos te atyre te specializuara ne sektore te posacem te luftes ndaj krimit, duke vendosur kritere dhe nje kontroll me te rrepte mbi transferimet.

4. percaktimin me te qarte te rasteve te dhenies se mendimit te prokurorit per transferim, karrieren e oficerit te PGJ.

5. rregulla persa i perket raportimit te rezultatit te hetimeve vetem para prokurorit kompetent. 6. trajnimin fillestar dhe te vazhduar te policise gjyqesore, permes gjetjes se instrumenteve te duhura, duke perfshire edhe mundesine e nje konkurrimi paraprak para rekrutimit per te kryer funksione te policise gjyqesore. 7. rregulla per ngritjen e grupe te perbashketa hetimore nga sherbimet dhe seksione e policise gj yqesore. 8. rregulla per rastet dhe materialet te cilat do te hetohen nga sherbimet e policive gjyqesore dhe nga seksionet e policive gjyqesore. Struktura e Projektligjit eshte e perbere nga 8 krere, si vijon.

Ne kreun e I Dispozita e Pergjithshme perbehet nga 6 nene . Ne nenin 1 percaktohet objekti i ligjit i cili eshte normimi i parimeve dhe rregullave te organizimit dhe funksionimit te sherbimeve dhe seksioneve te policise gjyqesore, veprimtarise se tyre hetimore, statusin e oficereve te policise gjyqesore, si dhe raportet me prokurorin dhe me organet e administrates se origjines.

Ne nenin 2 jane percaktuar kuptimet e temave si oficer i policia gjyqesore , hetues, sherbime te policise gjyqesore dhe te seksioneve te policise gjyqesore . Ne kete nen behet nje shpjegim i detajuar te termit Proces i hapur dhe transparent aplikimi duke percaktuar te gjitha elementet e domosdoshem te ketij procesi.

Parimet ne ushtrimin e funksioneve te policise gjyqesore jane parashikuar ne nenin 3, 4 dhe 5 te projektligjit

Sipas ketyre parashikimeve Policia gjyqesore gjate kryerjes se funksioneve te ushtrimit te ndjekjes penale zbaton parimet e ligjshmerise, te objektivitetit dhe te kerkimit te se vertetes. Ne cdo rast, ajo udhehiciet nga nevojat e luftes kunder kriminalitetit dhe mbron lirite e te drejtat themelore te njeriut. Policia gjyqesore kryen veprimtari me iniciative, te deleguar dhe veprimtari ekzekutive te urdherave dhe vendimeve te prokurorit ose gjykates, mbeshtetur ne rregullat qe normon legjislacioni ne fuqi. Policia gjyqesore bashkepunon ngushte me prokurorin ose gjykaten dhe permbush funksionet e saj hetimore nen drejtimin e prokurorit. Gjate ushtrimit te veprimtarise se saj, policia gjyqesore eshte e detyruar te shmange konfliktin e interesit, ne perputhje me rregullat e parashikuara ne legjislacionin e posacem. Administrata e policise gjyqesore rregullohet me ligj dhe mbeshtetet ne parimet e mundesive te barabarta, ruajtjes dhe mbrojtjes se te drejtave te njeriut dhe lirive themelore, mosdiskriminimit, transparences, profesionalizmit dhe ndershmerise, integritetit, pergjegjshmerise dhe orientimit ndaj performances.

Statusi i oficereve te policise gjyqesore bazohet ne parimin e garantimit te qendrueshmerise ne detyre, merites dhe zhvillimit transparent te karrieres. cdo punonjes i institucioneve qe ligji u ngarkon kryerjen e funksioneve gjyqesore mund te konkurroje, nepermjet nje procesi te hapur dhe transparent aplikimi, per te gene oficer i policise gjyqesore ne institucionin perkates, ne perputhje me ligjin Oficeret e policise gjyqesore te sherbimeve te policise gjyqesore, mund te ngrihen ne detyre pas nje procesi te hapur dhe transparent aplikimi, nese permbushin kriteret sipas ligjit.

Ne kreun e II Varesia dhe Ushtrimi i Funksioneve trajtohen ceshtje te funksioneve qe do te kryej policia gjyqesore si i) men dijeni per veprat penale me nismen e vet ose mbi kallezim apo ankim; ii) men- masa per te parandaluar pasojat e metejshme te vepres penale te layer; iii) siguron burimet e nevojshme te proves per vertetimin e faktit kriminal; iv) identifikon dhe kerkon autoret e dyshuar dhe personat qe jane ne gjendje te deklarojne te dhena te dobishme per gellimet e hetimit ; v) kryen cdo detyre tjeter te parashikuar me ligj.

Ne projektligj percaktohet paresia ne ushtrimin e funksionit te Policise Gjyqesore nga Prokuroria duke theksuar se Policia gjyqesore i ushtron funksionet e saj nen varesine e prokurorit dhe drejtohet e kontrollohet prej tij. NE kreun e III , Komisionet e Policise Gjyqesore trajtohen ceshtjen e Komisionit te Policise Gjyqesore i cili ngrihet nga Keshilli i Larte i Prokurorise , Ne projektligj percaktohen perberjen caktimin e kryetarit te Komisionit si dhe konpentencat te cila jane : i) rekrutimin;ii) procedimin disiplinor,;iii)transferimin, uljen ne detyre, pezullimin, shkarkimin ose transferimin e perkohshem te oficereve te policise gjyqesore, ne perputhje me kete ligj . Ne projektligj parashikohet dhe e drejta e ankimit te vendimeve te Komisionit para Keshillit te Larte te Prokurorise.

Ne projektligj, percaktohen kriteret per emerimit , lirimit shkarkohet, pezullohet ose ulet ne detyre te Drejtorit te Policise Gjyqesore NE kreun e IV Struktura e Policise Gjyqesore , projektligji trajtohen ceshtje si ngritjes dhe funksionimi te disa strukturave te logjike gjyesore si : i) sherbimeve te te policise gjyqesore te cilat organizohen ne Policine e Shtetit dhe sherbime te tjera policore; ii)seksioneve te policise gjyqesore te cilat ngrihen ne prokurorite prane gjykates se shkalles se pare te juridiksionit te pergjithshem ose prane Prokurorise se Pergjithshme; 

iii) Struktura e Byrose Kombetare te Hetimit rregullohet me ligj te vecante. Ne kete kre, projektligji rregullon menyren e perzgjdhjes se oficereve te policise gjyqesore te sherbimeve dhe te seksioneve.

Ne kreun e V Sherbimet e Policise Gjyqesore, projektligji rregullon organizimin e sherbimeve te policise gjyqesore dhe te zyrave te sherbimeve te policise gjyqesore prane Policise se Shtetit.

Ne kryerjen e veprimeve hetimore nga sherbimet e policise gjyqesore , prokurori urdheron ose cakton sherbime te policise gjyqesore per te kryer hetimet paraprake ne te gjitha rastet kur procedimi penal eshte regjistruar ne haze te referimit te vepres penale prej tyre. Me kerkese te prokurorit, policia gjyqesore kryen veprimet hetimore te urdheruara ose te deleguara posacerisht, edhe pas perfundimit te hetimeve paraprake. Ne raste te vecanta, ata gjithashtu mund te ndihmojne prokurorin per te kryer detyren e tij gjate seances paraprake dhe gjate shqyrtimit gjyqesor te ceshtjes. Ne rastet kur, gjate ushtrimit te funksioneve te tyre, oficeret e policise gjyqesore konstatojne se vepra penale eshte ne kompetencen e gjykatave te posacme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, informojne menjehere prokurorin dhe Byrone Kombetare te Hetimit, ne perputhje me nenin 30 te ligjit "Per organizimin dhe funksionimin e institucioneve per luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar." Ne kreun e VI "Seksionet e Policise Gjyqesore", projektligji parashikon rregulla per menyren e organizimit te seksioneve te policise gjyqesore te cilat ngrihen dhe funksionojne prane prokurorive te cdo niveli dhe perbehen nga oficere dhe specialiste te policise gjyqesore

Projektligji ne kete kre, parashikon organin e emerteses, kriteret per to emeruar oficer i policise gjyqesore ne seksione e policise gjyqesore .Neni 26 i projektligjit , parashikon se ne perberjen e seksioneve te policise gjyqesore mund te caktohen specialiste te fushave te ndryshme, te cilet kane statusin e oficerit te policise gjygesore. Keta specialiste duhet te permbushin kriteret e percaktuara ne kete projektligj per te gene pjese e seksioneve te policise gjygesore . Ne kete kre rregullohet edhe menyra e zevendesimit, shkarkimit dhe lirimit te oficereve te seksioneve te policise gjygesore si dhe detyrat ge duhet te kryejne. Me rendesi eshte parashikimi ne projektligj i krijimin e grupeve te perbashketa hetimore te cilat ngrihen me urdher te prokurorit ne varesi te natyres dhe kompleksitetit te ceshtjes dhe te perbera nga oficere te sherbimeve dhe te seksioneve te policise gjygesore. Ne kreun e VII Trajnimi dhe Vleresimi i Rezultateve te Punes, projektligji trajtohen ceshtje te trajnimit vazhdues i oficereve te policise gjygesore si dhe menyra per vleresimin e rezultateve te tyre Rregulla te hollesishme per menyren e vleresimit te rezultateve vetjake gj ate ushtrimit te funksioneve te oficereve te policise gjygesore, projektligji ja ngarkon Keshillit te Larte i Prokurorise. Ne Kreun e VIII Pergjegjesia Disiplinore e Oficereve dhe Agjenteve te Policise G jyqesore,projektligji percakton rregullat e pergjithshme te pergjegjesise disiplinore; cilat jane shkeljet disiplinore dhe klasifikimin e tyre ;fillimit te procedimit disiplinor duke percaktuar se eshte drejtuesi i prokurorise personi kompetent ge ka te drejte te filloje procedimin disiplinor ndaj nje oficeri te policise gjygesore duke nxjerre urdhrin e fillimit te procedimit disiplinor.

Projektligji ne nenin 37 parashikon te drejten e oficerit te policise gjygesore te njihet me dokumentacionin e procedimit , te marre pjese ne shgyrtimin e shkeljes disiplinore ne komisionin disiplinor vete ose me mbrojtesin e tij. Ndaj vendimit te komisionit disiplinor , oficeri i policise gjygesore ka te drejten e ankimit Komisionit ne Keshillin e Larte te Prokurorise Ne kete kre jane parashikuar dhe llojet e masave disiplinore

Dokumentat e bashkëngjitura