Mentor BEQA

Këshilltar

Mentor Beqa është gazetar me përvojë, kërkues shkencor dhe analist politik.

Ai ka punuar si këshilltar dhe Drejtor Kabineti i Ministrit të Mbrojtjes në vitet 2009-2013. Z. Beqa ka punuar si konsulent për Marrëdhëniet me Publikun në projektin e Bankës Botërore LAMP pranë ZRPP-së.

Nga viti 2003 deri në vitin 2007, ai ka punuar në disa media të vendit në pozicione të ndryshme.

Ai është diplomuar në degën e gazetarisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2004. Më pas ka ndjekur studimet Master në fushën e politikave të sigurisë në Universitetin e Gjenevës, Zvicër.

Beqa është në përfundim të studimeve doktorale në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë UET. 

Z.Beqa ka shqipëruar veprën e Carl Schmitt dhe Friedrich von Gentz.