Lavdrim LITA

Këshilltar

Lavdrim Lita ka një përvojë profesionale në gazetari, komunikim strategjik, PR, dhe kërkim shkencor prej 7 vitesh. Ai ka në njohje të thellë të çështjeve të BE-së, procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe NATO të fituar përmes një karriere profesionale dhe akademike.

Ai ka një diplomë Master në Studime të Avancuara Evropiane nga European College of Parma; një diplomë në Filozofi e Master në Gazetari-Editori nga Universiteti “La Sapienza”, Romë - Itali.  

Bashkë-autor i dy librave për çështje europiane dhe diskurit të BE në shtypin shqiptar, autor i dhjetëra studimeve shkencore dhe qindra artikujve në disa gjuhë të huaja.  Anëtar jurie për çmimin evropian të gazetarisë investigative,  EU Award for Investigative Journalism. 

Lavdrim Lita ka punuar për Ambasadën italiane në Tiranë, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Kulturës, Universitetin e Romës “La Sapienza”, East Journal, Rivista Formiche, Zhurnal, etj. Njohës i mirë i gjuhës Angleze, Italiane dhe Franceze.