Ilir MARKO

Zëvendesministër

Ilir MARKO

Z. Ilir Marko u lind më datë 04 Prill 1978, në Vlorë.

Është i martuar me Aldën dhe ka 2 fëmijë.

Ka përfunduar studimet Post-Master në Siguri Kombëtare në Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare, si edhe Master Profesional në Shkenca Politike dhe Administrative në  Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Gjithashtu ka përfunduar Akademinë e Policisë në New York, si edhe Shkollën e Lartë për Kriminalistikë.

Që prej vitit 2011 deri në Shtator 2013, Ilir Marko ka ushtruar detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm për Policinë në Ministrinë e Brendshme.

Prej Tetorit 2013 deri në Janar 2016, mbante detyrën e Drejtorit të Inspektimit të Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në datë 20 Janar 2016, emërohet nga Këshilli i Ministrave, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Ka njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe ital­iane.