Dritan DEMIRAJ

Ministër i Punëve të Brendshme

Dritan DEMIRAJ

Zoti Dritan Demiraj është ushtarak i lartë karriere, pedagog në Akademinë Ushtarake dhe në Universitetin e Sporteve. Autor i shumë librave, manualeve e kumtesave akademike në fushën e Sigurisë dhe Antiterrorizmit.

Gjatë viteve 2007-2013 ka mbajtur detyrën e Komandantit të Forcave Speciale të Ushtrisë dhe Regjimentit Komando të Forcave Speciale.

Kolonel Demiraj ka drejtuar misionet e para luftarake shqiptare në Afganistan në kuadër të operacionit ndërkombëtar ISAF, ku ka marrë vlerësime maksimale nga partnerët, SHBA dhe NATO.

Kolonel Demiraj ka mbaruar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” dhe në Akademinë e Rendit Publik. Më pas është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë dhe ka vijuar studimet pasuniversitare në politikat e sigurisë ndërkombëtare. Ai është njohës shumë i mirë i gjuhës angleze, gjermane dhe italiane.    

Zoti Demiraj është dekoruar me titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës për kontributet e veçanta ndaj sigurisë kombëtare dhe rritjes së imazhit të shtetit shqiptar me misionet jashtë vendit.    

Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Dritani është i apasionuar pas sporteve dhe mban titullin “Mjeshtër i merituar në sporte” karate dhe kick-box.

Ai është emëruar Ministër i Punëve të Brendshme në datën 22 maj 2017.