Julian HODAJ

Zëvendësministër

Julian HODAJ

Julian Hodaj është Zëvendësministër i Brendshëm që nga 9 Tetori 2017.

Më parë, ai ka punuar si këshilltar ligjor i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, duke kontribuar në hartimin e pjesëve të rëndësishme të legjislacionit shqiptar, material dhe procedural, si dhe duke përgatitur analiza dhe dokumente për çështje ligjore specifike.

Zëvendësministri Hodaj është angazhuar si ekspert në procesin e hartimit të ndryshimeve kushtetuese e ligjore për reformën në drejtësi, në vitin 2016. Gjithashtu, ka qenë këshilltar ligjor në procesin e reformës administrativo-territoriale në vitin 2015.

Në detyrat e tij të mëparshme ka shërbyer edhe si drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikun pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Zëvendësministri Hodaj ka ushtruar profesionin e praktikantit ligjor dhe avokatit pranë disa zyrave ligjore, në Itali dhe Shqipëri. Ai ka ideuar dhe drejtuar projekte për përmirësimin e cilësisë e gjithëpërfshirjes në hartimin e legjislacionit, si dhe rritjen e aftësive profesionale të avokatëve të rinj në Shqipëri.

Zëvendësministri Hodaj lindi në Tiranë në vitin 1976. Ai u diplomua në jurisprudencë në Universitetin e Bolonjës, Alma Mater Studiorum, në Itali.

Hodaj ka njohuri profesionale të gjuhës angleze dhe italiane.