Dritan DEMIRAJ

Ministër i Punëve të Brendshme

Dritan DEMIRAJ

Zoti Dritan Demiraj është ushtarak i lartë karriere, me eksperiencë si pedagog në Akademinë Ushtarake, Akademinë e Mbrojtjes dhe në Universitetin e Sporteve. Z. Demiraj është autor i 28 librave, manualeve, doktrinave e kumtesave akademike në fushën e Sigurisë dhe Antiterrorizmit.

Gjatë viteve 2007-2013 ka ushtruar detyrën e Komandantit të Forcave Speciale të Ushtrisë dhe Regjimentit Komando të Forcave Speciale, e cila ka qenë njësia më e vlerësuar e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Z. Demiraj ka drejtuar misionet e para luftarake shqiptare në Afganistan në kuadër të operacionit ndërkombëtar ISAF, ku ka marrë vlerësime maksimale nga partnerët, SHBA dhe NATO.

Kolonel Demiraj ka mbaruar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, Akademinë e Rendit Publik, Akademinë e Mbrojtjes, Kolegjin Europian të Sigurisë, Qendra Marshall - Garmicsh, Gjermani dhe Kolegjin e Luftës. 

Gjithashtu është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë dhe ka vijuar studimet pasuniversitare në politikat e sigurisë ndërkombëtare deri në nivel doktorature.  

Ai është njohës shumë i mirë i gjuhës angleze dhe njohës i gjuhës gjermane dhe italiane.   

Zoti Demiraj është dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”, “Medaljen e Artë të Shqiponjës” dhe shpallur ushtaraku më i mirë i 100-vjetorit të Pavarësisë nga Presidenti i Republikës për kontribute të veçanta në fushën e sigurisë kombëtare, si dhe rritjes së imazhit të shtetit shqiptar në misionet jashtë vendit.   

Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Zoti Demiraj është i apasionuar pas sporteve dhe mban titullin “Mjeshtër i merituar në sporte” karate dhe kick-box.

Ai është emëruar Ministër i Punëve të Brendshme në datën 22 maj 2017.

Dokumentat e bashkëngjitura