Romina KUKO

Zëvendësministër

Romina Kuko është Zëvendësministër i Brendshëm që nga 9 Tetori 2017.

Ajo u lind më 19 Prill 1984 në qytetin e Korçës.

Vjen nga një eksperiencë e gjatë në Administratën Publike dhe Organizatat Ndërkombëtare me fushë ekspertize në sektorin e sigurisë, specifikisht Policimin në Komunitet, Dhunën në Familje dhe Parandalimin dhe Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Ka kryer studimet Bachelor për Psikologji në Universitetin e Shefildit ku është diplomuar me titullin Honours, gjithashtu mban titullin Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci si dhe ka një serë diplomash dhe certifikimesh nga institucione prestigjoze si Shkolla e Studimeve Politike të Këshillit të Europës, ODIHR, Qendra Demokratike e Forcave të Armatosura në Gjenevë (DCAF) si dhe nga Akademia e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo e ka nisur karrierën e saj në vitin 2006 pranë Ministrisë së Mbrojtjes, në Drejtorinë e Integrimit Euro-Atlantik ku ka qenë Desk-Officer për Europën Qendrore dhe Europën Juglindore.

Që prej vitit 2010 ajo ka punuar në Departamentin e Bashkëpunimit për Çështjet e Sigurisë në Prezencën e OSBE në Shqipëri, ku spikat puna e saj si Menaxhere e Fushatës Kundër Dhunës në Familje, zbatimi i projekteve në fushën e Policimit në Komunitet dhe gjithashtu zbatimit të Rezolutës 1325 të OKB për çështjet gjinore në sektorin e sigurisë.

Në tre vitet e fundit ajo ka mbuluar portofolin e Angazhimit qytetar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Romina është njohëse e mirë e 4 gjuhëve të huaja dhe është autore e disa artikujve akademikë të botuara brenda dhe jashtë vendit.