Fatmir XHAFAJ

Ministër i Punëve të Brendshme

Fatmir XHAFAJ

Zoti Fatmir Xhafaj lindi më 17 maj 1959.

Ai është emëruar Ministër i Punëve të Brendshme në datën 24 mars 2017

Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politiko–Juridike, dega Drejtësi.

Gjithashtu ka kryer kualifikime brenda dhe jashtë vendit (Romë, Bruksel, Londër etj.) në periudha të ndryshme në fushat e konsulencës ligjore, menaxhimit dhe administratës publike.

Ka një veprimtari profesionale të pasur në fushën e jurisprudencës.

Në vitet 1982 - 1986 ka qenë jurist në sistemin e drejtësisë.

Në veprimtarinë politike, nga viti 1997 deri në vitin 1999 ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Nga viti 1999 deri në vitin 2001 ka kryer profesionin e lirë si jurist, Avokat në studion e tij ligjore.

Nga Shkurti deri në Shtator 2002, ka mbajtur postin e Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Në vitet 2003 – 2005 ka mbajtur detyrën e Ministrit të Drejtësisë.

Fatmir Xhafaj është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në 4 legjislatura me radhë.

Legjislaturën e fundit ishte Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Fatmir Xhafaj ka drejtuar gjithashtu Komisionin e posaçëm parlamentar, për Reformën në Drejtësi.

Ka njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.