Rovena VODA

Zëvendësministër

Rovena VODA

Znj.Rovena Voda ka lindur në 14 gusht 1976 në Durrës dhe është e martuar.

Ajo është diplomuar si Juriste, Fakulteti i Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës në vitin 2000.

Znj.Voda mban gradën Master Shkencor, në "E drejtë private", Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti "Aleksandër Moisiu", Durrës, 2012-2015.

Nga maji 2004 deri në shtator 2014, znj.Voda ishte Avokate pranë Dhomës së Avokatisë Durrës. Në qershor - nëntor 2008 punoi si juriste pranë 'Raiffeissen Bank', dega Durrës.

Në vitet 2010 - 2011 ka qenë Ndërmjetëse për zgjidhje me ndërmjetësim të konflikteve tregtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës.

Nga janari 2008 deri në dhjetor 2012 znj.Voda ka qenë lektore në Universitetin "Aleksandër Moisiu" Durrës, për lëndët: "E drejtë civile", "E drejtë publike", "E drejta e detit", "E drejtë turizmi" dhe "Etika në turizëm".

Nga shtatori 2014 deri më mars 2017 znj.Voda ka mbajtur postin e Drejtorit të Kabinetit të ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Prej 22 marsit 2017, znj.Voda u emërua në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme.

Që prej 22 majit 2017, znj.Voda është emëruar në pozicionin e zv/ministres së Punëve të Brendshme.

Znj. Voda ka marrë pjesë në shumë takime e konferenca ndërkombëtare, si dhe ka kryer një sërë kualifikimesh e trajnimesh. 

Ajo është autore e disa publikimeve shkencore.

Dokumentat e bashkëngjitura