Postuar më: 10 Shtator 2017

Goditja e paligjshmërisë nga Policia e Shtetit/1 korrik – 9 shtator 2017

Në të gjithë vendin strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe veprimtarisë së paligjshme të ushtrimit të lojrave të fatit etj.

NDËRTIMET PA LEJE

680 raste me 744 autorë (40 autorë janë arrestuar e ndaluar, 36 autorë shpallur në kërkim, 668 ndiqen në gjendje të lirë)

VJEDHJA E ENERGJISË ELEKTRIKE

38.123 kontrolle të përbashkëta OSHEE - Polici

214 raste me 222 autorë (12 autorë arrestuar në flagrancë, 10 autorë shpallur në kërkim,  200 autorë ndiqen në gjendje të lirë)

PRERJA E PYJEVE

52 raste me 64 autorë (10 arrestuar në flagrancë, 51 autorë ndiqen në gjendje të lirë, 3 shpallur në kërkim)

SHKATËRRIM I PYJEVE ME ZJARR

62 raste të qëllimshme e nga pakujdesia

85 raste si aksidentale (18 autorë të arrestuar e ndaluar, 42 autorë ndjekur në gjendje të lirë, 4 autorë shpallur në kërkim)

GJUETIA E PALIGJSHME

3 raste me 3 autorë (proceduar në gjendje të lirë)

LOJËRA FATI PA LEJE

49 raste me 49 autorë (3 janë arrestuar, 46 ndiqen në gjendje të lirë)