Postuar më: 21 Tetor 2015

Vendimi për uniformën e Policisë Rrugore (foto)

VENDIM Nr. 853, datë 21.10.2015 

PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 79, DATË 21.1.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE , “PËR MIRATIMIN E STEMËS, TË UNIFORMËS, GRADAVE, EMBLEMËS, FLAMURIT DHE SHENJAVE TË POLICISË SË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 98, të ligjit nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Pas pikës 2.3.1, të vendimit nr. 79, datë 21.1.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2.3.2, me përmbajtjen, si më poshtë vijon: “2.3.2. Uniforma për shërbimet e veçanta për punonjësit e qarkullimit rrugor është sipas lidhjes 1, bashkëlidhur këtij vendimi”. 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama