Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike (AITPP)

AGJENCIA E INVENTARIZIMIT DHE TRANSFERIMIT TË PRONAVE PUBLIKE

KRYETAR: Orest ÇAKULI -  Tel : + 355 4 2235 216

Misioni i AITPP-së (Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike)

Kryen procesin e inventarizimit dhe transferimit të pronave të paluajtshme shtetërore publike të shtetit në nëjsitë e qeverisjes vendore, drejton procesin e inventarizimit të pasurive të paluajtshme publike që administrohen nga institucionet e pushtetit qendror, dhe bën pregatitjen e akteve që dërgohen për miratim në Këshillin e Ministrave.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë procesin janë:


    *  Ligji nr.8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i ndryshuar.

    *  Ligji nr.8744, datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, i ndryshuar 

  *  Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.500, datë 14.08.2001 ”Për inventarizimin e pronave të paluajtshme shtetërore dhe transferimin e pronave në njësitë e qeverisjes vendore”.

    *  Udhëzimi nr.1, datë 15.02.2002 “Për plotësimin e formularit për inventarizimin dhe transferimin e ambjenteve administrative në pronësi të njësive të qeverisjes vendore”    

*  Udhëzimi nr.2, datë 30.04.2002 “Për inventarizimin e pronave të paluajtshme të shtetit dhe plotësimin e formularëve”.

    *  Udhëzimi nr.3, datë 18.07.2002 “Për inventarizimin e pronave të palujtshme të shtetit nga njësitë e qeverisjes vendore”.

    *  Udhëzimi nr.15, datë 30.05.2003 “Për mënyrën e paraqitjes nga njësitë e qeverisjes vendore të kërkesave për transferimin në pronësi të tyre të pronave të paluajtshme publike”.
 

Strukturat që funksionojnë për kryerjen e këtij procesi janë:


* Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike në Tiranë, i cili është Institucioni përgjegjës që udhëheq procesin e inventarizimit dhe transferimit të pronave publike në zbatim të VKM nr.500, datë 14.08.2001.

* Zyrat, sektorët ose punonjësit e veçantë që janë caktuar të merren me procedurat e inventarizimit të pronave në njësitë e qeverisjes vendore dhe në institucionet e pushtetit qëndror, të cilat kanë përgjegjësi administrative.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

Inventarizimi përfshin të gjitha pronat të çdo kategorie dhe që janë aktualisht të regjistruara ose jo në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Inventarizohen gjithashtu prona të tjera të paluajtshme të shtetit, që nuk janë pronë publike si toka bujqësore, troje, ndërtesa, aktive të ngurtësuara të ndërmarrjeve apo shoqërive anonime, aksionet e të cilave në momentin e inventarizimit janë nën administrimin e shtetit. Institucionet e administratës qendrore, njësitë e qeverisjes vendore dhe zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, janë palë pjesëmarrëse, aktive, në këtë proces dhe janë të detyruara të përgatisin dhe të vënë në dispozicion të AITPP-së të gjithë dokumentacionin përkatës të nevojshëm, për realizimin e këtij' procesi, sipas përcaktimeve në  VKM 500, datë 14.08.2001.

 

Procesi i inventarizimit të pronës publike dhe transferimi në njësitë e qeverisjes vendore kryhet në tre faza:


Në fazën e parë, Këshilli i Ministrave miraton listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, bazuar në inventarin e miratuar nga këshilli vendor;


Në fazën e dytë, Këshilli i Ministrave në bazë të listës së inventarizimit dhe të kërkesave të njësive të qeverisjes vendore dhe pasi shqyrton kërkesat e bëra nga institucionet qendrore, miraton listën paraprake të pjeshme apo tërësore paraprake, të pronave të paluajtshme shtetërore të cilat rekomandohen për transferim në pronësi dhe në përdorim të njësisë të qeverisjes vendore, së bashku me kushtet dhe kufizimet e pronave të formuluara nga Këshilli i Ministrave.

AITPP-ja ua dërgon listat paraprake të miratuara nga Këshilli i Ministrave, njësive të qeverisjes vendore. Njësitë e qeverisjes vendore janë të detyruara t'i shpallin listat paraprake në vendet publike dhe mundësisht në media, jo më vonë se 10 ditë nga marrja e tyre prej AITPP-së, për një afat kohor jo më pak se 1 muaj. Me marrjen e listave paraprake të këtyre pronave për transferim në njësitë e qeverisjes vendore, brenda 3 muajve, i paraqesin AITPP-së vërejtjet që kanë për pronat e miratuara në listat paraprake. Gjatë fazës së afishimit të kësaj liste, mund të bëhen edhe korrigjimet e nevojshme në rastet kur është cënuar prona private, ose kur janë harruar prona publike pa u përfshirë në listën e inventarit;

Në fazën e tretë, Këshilli i Ministrave sipas propozimeve të këshillit vendor, pas shqyrtimit nga AITPP të vërejtjeve që kanë për pronat e miratuara në listat paraprake dhe bazuar në informacionin përfundimtar, miraton listën përfundimtare të pjesshme ose tërësore të pronave të paluajshme shtetërore, të cilat transferohen në pronësi dhe në përdorim të njësive të qeverisjes vendore, përfshi dhe kushtet apo kufizimet që u vihen, përkatësisht, për secilën pronë.

Ministria e Punëve të Brendshme, nëpërmjet AITPP-së, u dërgon njesive të qeverisjes vendore, përkatëse, dhe zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, listat përfundimtare të transferimit të pronave. Regjistrimi i tyre bëhet në përputhje me ligjin përkatës. Kështu, për pronat, që më parë kanë qenë të regjistruara si pronë shtetërore, do të bëhet ndryshimi i pronarit. Për pronat, që nuk janë regjistruar ende, bëhet regjistrimi sipas procedurave standard të regjistrimi nën emrin e bashkisë, qarkut. Për këtë qëllim është e nevojshme, që për të gjitha pronat, të përgatiten planimetritë dhe planvendosjet e tyre, të cilat do të regjistrohen sipas VKM.

Pas miratimit të listës së pronave të transferuara dhe regjistrimit të këtyre pronave në emër të njësive të qeverisies vendore, këto të fundit, si edhe pronari i mëparshëm, reflektojnë cdo pronë, si aset, në bilancet e veta, sipas ligjit "Për kontabilitetin".

Ministria e Punëve të Brendshme i paraqet për miratim Këshillit të Ministrave, listat e pronave, që mbeten në pronësi të pushtetit qendror, në bazë të të cilave do të caktohen përgjegjësitë administrative të institucioneve të ndryshme të pushtetit qendror. Institucionet e pushtetit qendror janë përgjegjës për mbajtjen e listave të inventarizimit, me përgjegjësi të përcaktuar menaxhimi, derisa të bëhet verifikimi i pronësisë publike të këtyre pronave dhe regjistrimi i tyre. Gjithashtu janë përgjegjëse dhe për azhornimin e listave të inventarizimit pas regjistrimit, kur prona të reja jepen në përgjegjësi administrative ose disa prona të tjera hiqen.

Në përfundim të këtij procesi, menaxhimi i pronës shtetërore në Republikën e Shqipërisë bëhet:

*  nga institucionet e pushtetit qendror, për pronat e paluajtshme në përgjegjësi administrimi të tyre.
*  nga këshillat e njësive të qeverisjes vendore, për pronat e paluajtshme në pronësi të tyre.

Numrat e kontaktit me AITPP janë:   tel & fax 04 2 235 216  dhe    tel 04 2 269 962.

 

Koordinator për të drejtën e Informimit:  

email: 

Dokumentat e bashkëngjitura