Planifikimi Strategjik dhe Integrimi

Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Zhvillimit, Planifikimit Strategjik dhe Integrimit

Me Urdhër të Kryeministrit Nr. 190, datë 18.10.2013, “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Ministrisë së Punëve të Brendshme”, u formua Drejtoria e Planifikimit Strategjik për Sigurinë Publike dhe Integrimin, e cila është në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave të Zhvillimit, Planifikimit Strategjik dhe Integrimit. Kjo drejtori asiston, koordinon, monitoron dhe garanton procesin e integrimit evropian nëpërmjet bashkëpunimit të brendshëm institucional, siguron lidhjen e drejtpërdrejtë me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe me ministritë e tjera të linjës në zbatim të MSA-së, organizon dhe mbikëqyr takimet periodike BE-Shqipëri për çështjet që lidhen me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Raporton në lidhje me realizimin e detyrimeve në kuadër të procesit të post-liberalizimit të vizave. Kjo drejtori koordinon projektet dhe fondet e asistencës së Bashkimit Evropian (IPA) dhe donatorëve të tjerë. Koordinon dhe ndjek procedurat e bashkëpunimit ndërkombëtarë brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe me ministritë e linjës për marrëveshjet, protokollet, konventat ndërkombëtare etj, mbikëqyr aktivitetet ndërkombëtare dhe raportet me misionet dhe përfaqësitë diplomatike. Monitoron prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në përbërje të saj janë katër sektorë:

  • Sektori i Koordinimit dhe Raportimit të Politikave Integruese;
  • Sektori i Koordinimit të Projekteve dhe Fondeve IPA;
  • Sektori i Marrëveshjeve;
  • Sektori i Jetësimit të Prioriteteve.

Sektori i Zhvillimit dhe Koordinimit të Politikave Integruese

Plotësimi në kohë i detyrimeve të ndërmarra në kuadër të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian, PKIE 2014 - 2020.

Koordinimi, raportimi dhe monitorimi i Prioritetit Nr. 4 për të cilin Ministria e Punëve të Brendshme është institucion drejtues në zbatim të Udhërrëfyesit për 5 Prioritetet.

Plotësimi i detyrimeve që rrjedhin në kuadër të procesit të Post Liberalizimit të Vizave.

Hartimi i materialeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme në kuadër të takimeve dypalëshe BE - Shqipëri për çështjet që i përkasin Ministrisë së Punëve të Brendshme për Komitetin e Stabilizim-Asociimit (KSA) dhe Nënkomitetin për Drejtësi, Liri dhe Siguri (JFS).

Koordinimi i punës dhe pjesëmarrja në Takime Konsultative me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe strukturave përgjegjëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në misione ekspertësh, në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit etj., si dhe përgatitja e informacioneve përkatëse në përfundim të këtyre takimeve dhe misioneve, duke ndjekur zbatimin e detyrave të parashtruara.

Koordinimi dhe monitorimi i punës për Progres Raportin vjetor të Komisionit Evropian për Shqipërinë në kuadër të Kapitullit 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria” si dhe detyrimet që rrjedhin nga Progres Raportet.

Sektori i Koordinimit të Projekteve dhe Fondeve IPA

Koordinimi dhe monitorimi për përgatitjen e nevojave sektoriale të strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme; koordinimi për përgatitjen e projekt-fishave gjatë gjithë procesit dhe ndjekja për finalizimin e miratimit të projekteve nga KE në kuadër të Programeve vjetore IPA.

Koordinimi dhe monitorimi për hartimin e dokumenteve në kuadër të Programit të Ri IPA II.

Koordinimi i punës për identifikimin e nevojave për financim të projekteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme në kuadër të programeve IPA-Adriatik, IPA CBC, IPA Shumëpërfitues.

Kryerja e detyrave funksionale si strukturë mbështetëse e Zyrtarit të Lartë të Programit (SPO), në kuadër të decentralizimit të fondeve të BE-së.

Sektori i Marrëveshjeve

Kryerja e detyrave në përputhje me objektivat e përgjithshme të miratuara në Planin e Integruar të Ministrisë së Punëve të Brendshme  duke pasur në fokus marrëveshjet ndërkombëtare dy dhe shumëpalëshe, traktatet, konventat e protokollet, si dhe koordinimin e marrëdhënieve ndërkombëtare me përfaqësitë dhe misionet e huaja të akredituara në Shqipëri dhe partnerë ndërkombëtar.

Ndjekja e proceduarave të nevojshme për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe akteve të tjera, në përputhje me ligjin Nr. 8371, datë 09.07.1998, “Për lidhjen e Traktateve dhe Marrëveshjeve Ndërkombëtare”. Ndjekja e proceduarave të nevojshme për protokollet, konventat ndërkombëtare dhe memorandumet.

Përgatitja e akteve për nënshkrim, marrja e plotfuqisë, dërgimi në Kuvend (nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme) nëse këto akte duhet të ratifikohen

Koordinimi dhe dhënia e mendimit për marrëveshje dhe protokolle të ndryshme tw cilat vijnë për mendim nga ministrite e linjes dhe kërkohet mendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme

Mbledhja dhe koordinimi i informacionit lidhur me bashkëpunimin e strukturuarve të Ministrisë së Punëve të Brendshme me struktura homologe të huaja, si dhe problematikat e hasura gjatë këtyre bashkëpunimeve dhe informimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Mbajtja e korrespondencës me partnerë ndërkombëtarë.

Koordinimi i vizitave të delegacioneve të huaja në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Pritja dhe përcjellja e përfaqësuesve të misioneve diplomatike të akredituara në Shqipëri dhe të delegacioneve që vijnë nga jashtë shtetit.