Programi i Transparencës për Ministrinë e Punëve të Brendshme

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Ministrinë e Punëve të Brendshme. 

Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Ministria e Punëve të Brendshme ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e Ligjit për të Drejtën e Informimit.

Ministria e Punëve të Brendshme do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të Ligjit për të Drejtën e Informimit.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.punetebrendshme.gov.al, si dhe në mjediset e pritjes së publikut.

Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë, ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje.

Faqja zyrtare e MPB është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Ministrisë së Punëve të Brendshme janë:

“E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: MPB ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e MPB-së dhe përkatësisht: Ligji nr. 108/2014, datë 31.07.2014.

Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).

Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:

-          i plotë;

-          i saktë;

-          i përditësuar;

-          i thjeshtë në konsultim;

-          i kuptueshëm;

-          lehtësisht i aksesueshëm;

-          i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Ministria e Punëve të Brendshme vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit www.punetebrendshme.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

Strukturën organizative të Ministrisë së Punëve të Brendshme;

Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;

Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;

Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;

Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;

Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;

Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;

Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;

MPB-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Drejtoria e Policisë së Shtetit.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË MINISTRISE SË PUNËVE TË BRENDSHME

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrimi i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të MPB-së

- Neni 7/1/a/d

Struktura organizative e MPB

http://www.punetebrendshme.gov.al/al/ministria/struktura-organizative

 

Struktura organizative e MPB (Urdhri i miratimit, përfshirë organigramën) 

http://www.punetebrendshme.gov.al/al/legjislacioni/udhezime-urdhera/urdher-nr-70-dt-7-05-2015-miratimi-i-struktures-dhe-organikes-se-mpb-i-ndryshuar&page=1 

 

Funksionet dhe detyrat  e MPB 

www.punetebrendshme.gov.al/al/programi/programi-i-transparences/objektivat-dhe-funksionet-e-mpb ;

 

Rregullorja e brendshme e MPB 

http://www.punetebrendshme.gov.al/al/legjislacioni/rregullore/rregullore-e-ministrise-se-puneve-te-brendshme&page=1 

Menjëherë pas miratimit

Faqja zyrtare www.punetebrendshme.gov.al;

Menu “Njoftime”

Koordinatori per te drejten e Informimit

Tekstet e plota të konventave, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, të çdo dokumenti politikash, të manualit ose ndonjë dokumenti tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të autoritetit publik dhe që prek publikun e gjerë.   

Ne faqen zyrtare te autoritetit Publik ne internet www.punetebrendshme.gov.al;

 

Ligje http://www.punetebrendshme.gov.al/al/legjislacioni/ligje

Projektligje http://www.punetebrendshme.gov.al/al/legjislacioni/projektligje

Vendime http://www.punetebrendshme.gov.al/al/legjislacioni/vendime

Rregullore http://www.punetebrendshme.gov.al/al/legjislacioni/rregullore

Raporte http://www.punetebrendshme.gov.al/al/legjislacioni/raporte

Plane http://www.punetebrendshme.gov.al/al/legjislacioni/plane

Udhëzues, Urdhra http://www.punetebrendshme.gov.al/al/legjislacioni/udhezime-urdhera

Menjëherë pas miratimit nga Titullari i Autoritetit Publik
 

Faqja zyrtare www.punetebrendshme.gov.al;

Menu “Legjislacioni”

Koordinatori për të drejtën e Informimit

Lajmet Aktivitete Fjalime të drejtuesve të MPB-së

 

Lajmet/Aktivitete/Fjalime të MPB-se

Pasqyrohen ne faqen zyrtare www.punetebrendshme.gov.al;

Buletini mujor http://www.punetebrendshme.gov.al/al/programi/buletini-i-mpb-se

Lajme http://www.punetebrendshme.gov.al/al/te-rejat/lajme

Fjalime http://www.punetebrendshme.gov.al/al/te-rejat/fjalime

Deklarata http://www.punetebrendshme.gov.al/al/te-rejat/deklarata-per-shtyp

Aktivitete të Antitrafikut http://www.punetebrendshme.gov.al/al/k-k-a-t/aktivitete-te-njesise-antitrafik

Menjëherë pas LajmetAktiviteteFjalime

www.punetebrendshme.gov.al; Menu “Njoftime”

Koordinatori për të drejtën e informimit

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimimit të vendimit përkatës

Ligji nr. 119/2014 për të Drejtën e Informimit

 

 

Modeli i kërkesës për informacion 

http://www.punetebrendshme.gov.al/al/programi/programi-i-transparences/modeli-i-kerkeses-per-informacion

 

Legjislacioni për të Drejtën e Informimit 

http://www.punetebrendshme.gov.al/al/programi/programi-i-transparences/legjislacion-per-te-drejten-e-informimit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik,

orarin e punës,

emrin dhe kontaktet

e koordinatorit për të drejtën e informimit.

 

 

 

 

 

 

Neni7/1/ç

 

 

Kontakto Koordinatorin për të drejtën e informimit në MPB 

http://www.punetebrendshme.gov.al/al/programi/programi-i-transparences/koordinatori-per-te-drejten-e-informimit 

 

Kontakto Drejtorinë përkatëse  

http://www.punetebrendshme.gov.al/al/kontakte/kontakt;

 

 

 

Menjehere pas miratimit nga Titullari i Autoritetit Publik

 

 

 

Faqja zyrtare

www.punetebrendshme.gov.al;

 

Koordinatori per te drejten e Informimit

Të dhëna për arsimimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të Autoritetit Publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime  

Arsimimi dhe kualifikimet e Drejtorëve të Përgjithshëm dhe Drejtorëve të drejtorive

http://www.punetebrendshme.gov.al/al/programi/programi-i-transparences/mpb-arsimimi-dhe-kualifikimet-e-drejtoreve-te-pergjithshem-dhe-drejtoreve-te-drejtorive

 

Për pagat e nivelit drejtues dhe të tjerë, shih Struktura organizative e MPB

http://www.punetebrendshme.gov.al/al/legjislacioni/udhezime-urdhera/urdher-nr-70-dt-7-05-2015-miratimi-i-struktures-dhe-organikes-se-mpb-i-ndryshuar&page=1 

 

Kompetencat dhe detyrat e funksionarëve të lartë, si dhe procedura e ndjekur për vendimmarje, kryhet brenda dispozitave ligjore.

Ligji nr.152/ 2013, i ndryshuar, “Për nëpunësin civil”

 

Nr. 90/2012

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE

 

L I G J

Nr.9000, datë 30.1.2003

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN

E KËSHILLIT TË MINISTRAVE.

 

L I G J

Nr.8485, datë 12.5.1999

KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE

TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.

     

Mekanizma monitorues dhe të kontrollir që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit 

 

 

KLSH, njoftime mbi auditime në Ministrinë e Punëve të Brendshme

http://www.punetebrendshme.gov.al/al/programi/programi-i-transparences/klsh-njoftime-mbi-auditime-ne-ministrine-e-puneve-te-brendshme

 

Strategjia Ndërsektoriale e Luftës kundër Krimit të organizuar, Trafiqeve të Paligjshme dhe Terrorizmit, 2013-2020 dhe Planit i Veprimit për vitet 2013-2016 

https://www.asp.gov.al/images/ligje/strategji/strategjialuftakunderterrorizmit.pdf

 

Strategjia kundër Trafikimit të Personave dhe Plani i Veprimit 2014-2017 (miratuar si shtesë e Strategjisë Ndërsektoriale kundër Krimit të Organizuar, Trafiqeve të Paligjshme dhe Terrorizmit) 

https://www.asp.gov.al/images/ligje/strategji/startegjiakunderterrorizmitshtese.pdf

 

Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe Plani i Veprimit 2014-2020 

https://www.asp.gov.al/images/ligje/strategji/strategjiaekufirit20142020.pdf

 

Strategjia e Rendit Publik (Programi për Policinë e Shtetit) 2015-2020 dhe Plani i Veprimit 2015-2017 

http://www.punetebrendshme.gov.al/files/documents_files/Strategjia_e_Rendit_Publik_2015%E2%80%932020_dhe_Plani_i_Veprimit_2015%E2%80%932017.pdf

 

Menjehere pas miratimit nga Titullari i Autoritetit Publik

Faqja zyrtare www.punetebrendshme.gov.al;

Menu “Publikime”

Koordinatori per te drejten e Informimit

Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara

 

MPB - Buxheti 2016

http://www.punetebrendshme.gov.al/al/programi/programi-i-transparences/mpb-buxheti-i-ministrise-se-puneve-te-brendshme-per-vitin-2016

 

MPB - Buxheti 2014-2016  

http://www.punetebrendshme.gov.al/al/programi/programi-i-transparences/mpb-buxheti-i-ministrise-se-puneve-te-brendshme-per-vitin-2014-2016

 

Ministria e Financave - Buxheti në vite

http://www.financa.gov.al/al/raportime/buxheti/buxheti-ne-vite​

http://www.financa.gov.al/al/raportime/buxheti/buxheti-ne-vite/buxheti-2016/ligji-i-buxhetit-2016

http://www.financa.gov.al/al/raportime/buxheti/buxheti-ne-vite/buxheti-2015

http://www.financa.gov.al/al/raportime/buxheti/raporte-monitorimi/viti-2015/raporte-monitorimi-nga-ministria-e-financave-2015

http://www.financa.gov.al/al/raportime/buxheti/raporte-monitorimi/viti-2014/monitorime-nga-ministria-e-financave-2014

http://www.financa.gov.al/files/userfiles/Buxheti_2014/204-2013.pdf

 

 

     

Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: 

i) listën e kontratave të lidhura,

ii) shumën e kontraktuar,

iii) palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme

 

MPB - Procedura prokurimi gjatë vitit 2016

http://www.punetebrendshme.gov.al/al/programi/programi-i-transparences/mpb-procedura-prokurimi-te-zhvilluara-gjate-vitit-2016

 

Për informacion lidhur me Prokurimet e përqëndruara në Ministrinë e Punëve të Brendshme,

shih faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik https://app.gov.al/ep/ReportsMonitorings.aspx

kliko "Njoftimi i kontratës së shpallurhttps://app.gov.al/ep/ContractNotice.aspx

tek rubrika "Autoriteti kontraktues" kërko me termin "ministri"

dhe ndër alternativat e paraqitura zgjidh "Ministria e Punëve të Brendshme".

     

Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;

 

Shërbime për publikun

http://www.punetebrendshme.gov.al/al/programi/sherbime-per-publikun
 

     

Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të KDIMDP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;

 

Konsultimi publik

http://www.punetebrendshme.gov.al/al/legjislacioni/konsultimi-publik

     

Një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;

 

Në arkivin (Protokollin) e ministrisë ruhet dokumentacioni origjinal, draft-aktet, dhe korrespodencat zyrtare me shkrim/postë tradicionale mes MPB me institucionet dhe qytetarët.

Në  faqen WEB të ministrisë mund të gjenden njoftime, të reja, raporte, ligje, pika kontakti, etj në formatin elektronik.

 

     

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve (sipas nenit 8 të këtij ligji)

 

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

http://www.punetebrendshme.gov.al/al/programi/programi-i-transparences/regjistri-i-kerkesave-dhe-pergjigjeve

     

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh

 

Informacione dhe dokumente që kërkohen më shpesh

http://www.punetebrendshme.gov.al/al/programi/programi-i-transparences/informacionet-dhe-dokumentet-me-te-kerkuara

     

Çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishtëm nga autoriteti publik

         

 

V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Drejtoria e Policisë së Shtetit vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.punetebrendshme.gov.al  dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

VI. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.