Planifikimi Strategjik dhe Integrimi

Planifikimi Strategjik dhe Integrimi

PROGRAMI I QEVERISË 2017 – 2021 (Ministria e Brendshme)

RENDI DHE SIGURIA PUBLIKE

Arritja e standardit të vendeve të BE-së për sa i përket rendit dhe sigurisë publike është sfida e kësaj Qeverie për 4 vitet e ardhshme.

Planifikimi Strategjik dhe Integrimi

Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Zhvillimit, Planifikimit Strategjik dhe Integrimit

Me Urdhër të Kryeministrit Nr. 190, datë 18.10.2013, “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Ministrisë së Punëve të Brendshme”, u formua Drejtoria e Planifikimit Strategjik për Sigurinë Publike dhe Integrimin, e cila është në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave të Zhvillimit, Planifikimit Strategjik dhe Integrimit. Kjo drejtori asiston, koordinon, monitoron dhe garanton procesin e integrimit evropian nëpërmjet bashkëpunimit të brendshëm institucional, siguron lidhjen e drejtpërdrejtë me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe me ministritë e tjera të linjës në zbatim të MSA-së, organizon dhe mbikëqyr takimet periodike BE-Shqipëri për çështjet që lidhen me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Raporton në lidhje me realizimin e detyrimeve në kuadër të procesit të post-liberalizimit të vizave. Kjo drejtori koordinon projektet dhe fondet e asistencës së Bashkimit Evropian (IPA) dhe donatorëve të tjerë. Koordinon dhe ndjek procedurat e bashkëpunimit ndërkombëtarë brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe me ministritë e linjës për marrëveshjet, protokollet, konventat ndërkombëtare etj, mbikëqyr aktivitetet ndërkombëtare dhe raportet me misionet dhe përfaqësitë diplomatike. Monitoron prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.