Objektivat dhe funksionet e MPB

Objektivat e Institucionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë:

1. Të sigurojë ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike;

2. Të monitorojë dhe bashkëpunojë me institucionet e ngarkuara për zbatimin e masave në kuadër të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore;

3. Të parandalojë dhe të mbrojë jetën e njerëzve dhe pronën nga rreziku i zjarrit dhe i fatkeqësive natyrore e fatkeqësive të tjera, në rastet e emergjencave civile;

4. Të organizojë  funksionimin e shërbimit të Gjendjes Civile, në Republikën e Shqipërisë;

5. Të bashkërendojë, nëpërmjet institucionit të prefektit, veprimtarinë e institucioneve qendrore në nivel vendor dhe funksionet e deleguara të tyre, me njësitë e qeverisjes vendore në komuna, bashki e qarqe;

6. Të krijojë kushte për garantimin e ushtrimit të së drejtës së votës dhe mundësive për funksionimin e plotë të organeve të zgjedhura vendore dhe qendrore, kontrollin e funksioneve të deleguar të pushtetit vendor, si dhe koordinimin e njësive të pushtetit vendor.

7. Të pajisë të gjithë shtetasit shqiptarë, personat pa shtetësi dhe shtetasit të huaj me qëndrim të përhershëm, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, me një dokument identifikues unik, me pasaportë, si dhe të përcaktojë kuptimin, mënyrën e formimit e të sferës së përdorimit të numrit personal;

8. Të hartojë politikat dhe planet strategjike përmes bashkërendimit, koordinimit dhe monitorimit të raportimeve në lidhje me dokumentet strategjike, duke përfshirë raportimet e BE-së, marrëveshjet ndërkombëtare, projektet si dhe hartimin dhe monitorimin e objektivave dhe prioriteteve të Ministrisë.