Disa këshilla për drejtuesit e mjeteve

Gjatë stinës se ftohte mjegulla, shiu, debora dhe akulli e bejne me te veshtire drejtimin e mjetit. Policia Rrugore i fton te gjithe qytetaret te respektojne kufijte e shpejtesise duke sjelle ne vemendje te tyre rreziqet me te mundshme dhe u kujton disa tregues te rendesishem per drejtimin e mjetit

Mjegulla

E ben rrugen me te padukshme

Ul shíkueshmerine

Zvogelon kapjen e gomave ne asfalt

Kufi shpejtesise 50 Km/h nese la dukshmeria eshte me e vogel se 100 m

Ne tunele

Ne hyrje

Zvogeloni shpejtesine.

Aktivizoni ajrin riqarkullues

Nese konstatohet rrezik ndaloni para hyrjes

Ne brendesi

Mbani krahun e djathte

Aktivizoni sinjalin bllokues

Ne raste aksidentesh

Ndaloni ne te djathte

Aktivizoni sinjalin bllokues

Perdorni trekendeshin e rrezikut

Perdorni mjetet e ndihmes se pare

Ne dalje

Beni kujdes nga rrahja e eres

Beni kujdes nga ndryshimi i kushteve atmosferike dhe i siperfaqes se rruges

Beni kujdes nga ndryshimi ndricimit

Këshilla për drejtuesit e automjeteve  për një udhëtim sa më të sigurtë

Të jetosh rrugën nën shenjën e sigurisë.

Siguria në rradhë të parë është në trurin tonë, ajo është tipar i kulturës së njeriut.

Policia e Shtetit duke i rekomanduar drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdesin maksimal gjatë udhëtimit të tyre, i fton ato që të respektojnë me rigorozitet disa rregulla thelbësore për qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Evitoni përdorimin e pijeve alkolike para dhe gjatë udhëtimit. Alkoli dhe droga përbëjnë arratisje nga realiteti dhe jeta.

Shpejtësia nuk është mit. Respektoni kufinjtë e lejuar të shpejtësisë dhe modifikoni shpejtësinë në funksion të rrugës, trafikut, kushteve atmosferike dhe shikueshmërisë në rrugë.

Aksidentet nuk bien vetëm mbi të tjerët, por edhe mbi ju! Sigurohu: Mos filloni lëvizjen pa vendosur rripin e sigurimit. Përdorimi i tij shmang pasojat në rast aksidenti.

Përdorni gjithmonë kaskën mbrojtëse gjatë drejtimit të mjeteve me dy rrota.

Zbatoni rregullat për sinjalizimin pamor, mos e verboni kurrë me drita atë që parakalon apo që vjen përballë jush.

Tregoni kujdes maksimal gjatë kryerjes së parakalimeve të mjeteve.

Respektoni distancën e sigurisë mes mjeteve, për të shmangur goditjen.

Kufizoni përdorimin e telefonit celular dhe gjithmonë përdorni kufjet.

Mos shfrytëzo lëvizjen e mjeteve gjatë ekskortimeve nga policia.

Respekto mjetet e policisë gjatë shërbimeve të eskortimit, duke hapur krahun, ulur shpejtësinë deri në ndalim të plotë.

Para çdo udhëtimi sigurohuni që keni gjithë dokumentacionin e duhur ligjor për qarkullim.

Kujtohuni gjithmonë që:

Për të drejtuar mjetin duhet të jesh në një formë të plotë. Nëse je i lodhur gabon pa e kuptuar. Ji tolerant ndaj gabimeve të dikojet dhe respekto këmbësorët, biçiklistët dhe motorçiklistët.

Kontrolloni nga ana teknike automjetin (presionin dhe gjendjen e pneumatikëve, nivelin e vajit në motorr, alkolin e frenave, ujin në radiator).

Bëni ndalime të shpeshta në rast distancash të largëta deri në 15 minuta.

Duhet të pushoni mjaftueshëm para udhëtimit dhe të evitoni ushqimet e rënda.

Mos e tërhiqni vëmendjen gjatë udhëtimit nga radioja, cigaret apo pasagjerët.

Zbatoni me rigorozitet kërkesat e shërbimeve të policisë gjatë kontrollit të mjetit:

Nxirre mjetin plotësisht jashtë karrexhatës.

Në asnjë rast mos lëvizni nga mjeti, fikeni atë, qëndroni me duart mbi timon dhe zbatoni urdhërat ose kërkesat e patrullës.

Kundërshtimi ndaj punonjësit të policisë, ndëshkohet administrativisht.

Në rast aksidenti rrugor me pasoja:

Jep ndihmën e parë, pasi përveç se është e detyrueshme ligjërisht është edhe një detyrë qytetare. Telefono në numrin 129 dhe prit mbërritjen e mjeteve ndihmëse.

Në qoftë se largohesh nga vendi i ngjarjes, rrezikon ndalimin e menjëhershëm, përveç heqjes së lejes së drejtimit.

Për ta “jetuar” rrugën deri në fund mbaj parasysh faktin se: Të aksidentosh në rrugë është tragjedi. Mbetet një boshllëk i palotësuar, një dhimbje e pafund dhe keqardhje se mjaftonte vetëm pak për ta mënjëanuar aksidentin.

Qytetarë!

Mos jini indiferentë ndaj shkeljes së rregullave të qarkullimit, jepni kontributin Tuaj në rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës.

Informoni për të gjitha mjetet dhe targat që kryejnë kundravajtje

Në rast nevoje apo për të dhënë informacion mund të kontaktoni me Policinë përmes numrit 129.

Telefonata në këtë numër është falas dhe mund të kryhet nga çdo lloj aparati telefonik.

Në rast përfshirje në aksident ju lutemi jepni informacion për :

Emrin dhe numrin tuaj të telefonit.

Vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe nevoitet ndërhyrja.

Motivin e kërkesës së bërë, duke përcaktuar pse është e nevojshme ndërhyrja.

Kujdes!

Zhvendosni automjetin në vendin e ndalimit të lejuar dhe telefononi.