Gjendja Civile Qarku Korçë - Njoftim për vend të lirë pune

Në zbatim të Urdhërit  te Ministrit të Brendshëm Nr. 577, datë 04.11.2015, “Për miratimin e rregullores për pranimin në detyrë të punonjësve të zyrës së gjendjes civile“, ju informojmë se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po përgatit procedurat për zhvillimin e testimit të nëpunësve të komanduar në detyrë, për qarkun e Korçës, të cilët  nuk i janë nënshtruar procedurës së parashikuar ne këtë rregullore.

Dokumentacioni i konkurrentëve do të dorëzohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile nga titullari i institucionit që bën kërkesën ose nga vetë i interesuari, jo më vonë se data 21 Mars 2016

Mungesa apo pavlefshmëria e njërit prej dokumenteve do të sjellë skualifikimin e konkurrentit. 

Testimi do të zhvillohet në datën 28 Mars 2016, në orën 13:00, në mjediset e  sallës së këshillit bashkiak Korçë ( ish-Gjykata).

 

...

Dokumentat e bashkëngjitura