Kontakto me Policinë e Shtetit

Kontakto me Policinë!

Telefono në numrin 129 pa pagesë:

për prishje të rendit e të qetësisë publike,

për ndihmë të shpejtë, kur ju kërcënohet jeta, apo jeni viktimë e një krimi,

nëse jeni dëshmitar i një krimi,

nëse jeni viktimë e dhunës në familje,

për çdo person të dyshimtë që mund të jetë i kërkuar nga policia.

për aksidentet rrugore.

Policia do t’Ju vijë menjëherë në ndihmë.

Ne kemi nevojë për ndihmën Tuaj, me qëllim që të rritet siguria në zonën ku Ju banoni. 

Vetëm bashkëpunimi Polici e Shtetit-Komunitet bën të mundur krijimin e një mjedisi ku krimi nuk mund të zhvillohet.