Lista e dokumentacionit ligjor për fitimin e shtetësisë shqiptare me natyralizim

Lista e dokumentacionit ligjor për fitimin e shtetësisë shqiptare me natyralizim (sipas kritereve të ligjit nr.8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, i ndryshuar):

1. Kërkesa e shtetasit të huaj drejtuar Presidentit të Republikës;

2. Mendimi me shkrim i nëpunësit që pranon dokumentet për nivelin e njohurive të gjuhës  shqipe (përpilohet nga specialisti përkatës);

3. Certifikata e lindjes dhe ajo familjare;

4. Leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, sipas kritereve të ligjit për shtetësinë (fotokopje e noterizuar), nëse banon në Shqipëri;

a. Leje qëndrimi 5 vjeçare pa shkëputje, të njëpasnjëshme për të gjithë të huajt që aplikojnë për fitim të shtetësisë shqiptare

b. Leje qëndrimi 3 vjeçare për të huajt që vërtetojnë origjinën shqiptare deri në dy shkallë

c. Leje qëndrimi 1 vjeçare për të huajt që janë të martuar me shtetas shqiptar, prej jo më pak se 3 vjet

5. Akti i pronësisë së banesës ose kontrata e zënies me qera të banesës (fotokopje e noterizuar);

6. Kontratë pune për të punësuarit ose vërtetim nga Zyra e Tatimeve për të vetëpunësuarit ose investitorët (fotokopje e noterizuar);  

7. Dokumente që vërtetojnë disponimin e mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë, të tilla si: garanci bankare, librezë kursimi, vërtetime zyrtare të ardhurash (fotokopje e noterizuar);

8. Dëshmi penaliteti e marrë në vendin e origjinës dhe në vendin ku kërkuesi ka pasur  qëndrim legal për gjashtë muajt e fundit; 

9. Dokument që vërteton qenien azilant, nëse është i tillë (fotokopje e noterizuar);

10. Fotografi e aplikantit, copë 3 (në rast se ka fëmijë nën moshën 14 vjeç, fotografi për secilin prej tyre);

11. Certifikatë (kur është e nevojshme) për të vërtetuar origjinën shqiptare të kërkuesit, deri në dy shkallë, qoftë dhe nga njëri prind;

12. Mendimi me shkrim i komisariatit të policisë vendore për sjelljen dhe qëndrimin e  aplikuesit në Republikën e Shqipërisë (përpilohet nga sektori i policisë kriminale);

13. Certifikatë martese;

14. Mandatpagesë.  

Dokumentat e bashkëngjitura