Lista e dokumentacionit ligjor për heqje dorë nga shtetësia shqiptare

Ministria e Punëve të Brendshme rikujton qytetarët se lista e dokumentacionit ligjor për heqje dorë nga shtetësia shqiptare (sipas kritereve të ligjit nr.8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, i ndryshuar) është si vijon:

 

  • Kërkesa e shtetasit shqiptar drejtuar Presidentit të Republikës;
  • Premtimi nga autoriteti kompetent i shtetësisë tjetër ose dokument shtetësie origjinal, marrë në vendin përkatës;
  • Certifikata e lindjes me fotografi e aplikuesit *;
  • Certifikata familjare e aplikuesit *;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore *;
  • Vërtetim nga Gjykata e rrethit *;
  • Vërtetim nga Prokuroria e rrethit*;
  • Vërtetim nga Zyra e Përmbarimit *;
  • Vërtetim nga Kryetari i Njësisë Administrative që është banor i asaj njësie, në të cilin të  konfirmohet adresa e saktë *;
  • Certifikata e martesës së aplikantit e marrë në vendin ku është lidhur martesa;
  • Dokument që vërteton rezidencën, vendbanimin e tij në shtetin premtues të shtetësisë tjetër. Në çdo rast ky dokument duhet të jetë për të gjithë anëtarët e familjes;
  • Deklarata noteriale e të dy prindërve, ku të shprehet pëlqimi i tyre për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare të fëmijëve të tyre të moshës deri 18 vjeç;
  • Certifikate e gjendjes familjare në shtetin ku banon;
  • Deklarata noteriale e të dy prindërve ku shprehet pëlqimi për lënie të shtetësisë shqiptare të fëmijës së tyre (kur aplikohet për femijët e tyre deri në moshën 18 vjeç, të cilet duhet të kenë premtim shtetësie të shtetit të huaj);
  • Certifikata lindje të fëmijëve, shqiptare me fotografi dhe në qoftë se kanë lindur jashtë shtetit  edhe kjo e cila të jetë e legalizuar përkthyer dhe noteruar;
  • Mandatpagesë.

 

Sqarim: Dokumentet, të cilat kanë shenjën  *  merren në Republikën e Shqipërisë.