Lista e dokumentacionit ligjor për rifitimin e shtetësisë shqiptare

Lista e dokumentacionit ligjor për rifitimin e shtetësisë shqiptare (sipas kritereve të ligjit nr.8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, i ndryshuar):

  • Kërkesa e qytetarit drejtuar Presidentit të Republikës;
  • Certifikatë lindjeje dhe familjare;
  • Deklaratë noteriale nga çdo aplikant mbi moshën 14 vjeç, për faktin e aplikimit ose jo për të fituar shtetësi tjetër;
  • Vërtetim i njësisë administrative përkatëse për çdo aplikant mbi 14 moshën vjeç;
  • Certifikatë lindjeje ose vdekjeje të prindërve të çdo aplikanti;
  • Fotografi e aplikantit, copë 3 tre (në rast se ka fëmijë nën moshën 14 vjeç, fotografi për secilin prej tyre).