Njoftim për shpronësim publik, Bashkia Elbasan - 17 mars 2015

Ministria e Punëve të Brendshme, shpall kërkesën për shpronësimin e pasurive të paluajtshme të pronarëve, sipas tabelave bashkëlidhur.

Subjekti kërkues është bashkia e Elbasanit. Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat që preken nga ky shpronësim. Vlera e shpronësimit të pronarëve, për shkak të ndërtimit të lulishtes në pjesën jugore të bulevardit “Aqif Pasha” tek “Xhamlliku para sahatit”, si dhe ndërtimit të rrugës lidhëse midis “Qemal Stafa” dhe “Esat Bordi”, në Bashkinë e Elbasanit është 35 127 232.68 (tridhjetë e pesë milion e njëqind e njëzet e shtatë mijë e dyqind e tridhjetë e dy pikë gjashtëdhjetë e tetë) lekë.

Ky publikim do të jetë për një periudhë 1 javore dhe brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, personat që kanë emrin, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre të shoqëruara me dokumentet përkatës në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Dokumentat e bashkëngjitura