Njoftim për shpronësim publik, Bashkia Vorë - 17 mars 2015

Ministria e Punëve të Brendshme, shpall kërkesën për shpronësimin e pasurive të paluajtshme të pronarëve, sipas tabelës bashkëlidhur.

Subjekti kërkues është bashkia e Vorës. Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat që preken nga ky shpronësim.

Vlera e shpronësimit të pronarëve, për rikonstruksionin dhe asfaltimin e rrugëve të brendshme, në bashkinë e Vorës, është 5 815 670  (pesë milion e tetëqind e pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë) lekë.

Ky publikim do të jetë për një periudhë 1 javore dhe brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, personat që kanë emrin, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre të shoqëruara me dokumentet përkatës në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Dokumentat e bashkëngjitura