Njoftim për zhvillimin e procedurës së konkurimit për vend të lirë pune për nëpunësit e Gjendjes Civile

Në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Brendshëm Nr. 577, datë 04.11.2015, “Për miratimin e rregullores për pranimin në detyrë të punonjësve të zyrës së gjendjes civile“, informojmë se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po përgatit procedurat për zhvillimin e testimit për disa pozicione të punonjësve të zyrave të gjendjes civile, ku përfshihen edhe nëpunësit e komanduar në detyrë, të cilët nuk i janë nënshtruar procedurës së parashikuar në këtë rregullore, sipas listës së njësive administrative bashkëlidhur. 

Çdo konkurrent për nëpunës së zyrave të gjendjes civile, mund të konsultojë informacionin e nevojshëm mbi dokumentacionin dhe kriteret që duhen përmbushur, të cilat i gjeni bashkëlidhur në format PDF. 

Dokumentacioni i konkurrentëve duhet të dorëzohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, jo më vonë se data 30 dhjetor 2015.

Mungesa e njërit prej dokumenteve apo pavlefshmëria e tyre do të sjellë skualifikimin e konkurrentit.

Testimi do të zhvillohet në datën 11 janar 2016, në orën 14:00, në mjediset e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, në adresën: Blv. Zhan D’Ark nr. 31, Tiranë.

Bashkëlidhur do të gjeni “Rregulloren për pranimin në detyrë të punonjësve të zyrës së gjendjes civile” në të cilën ndodhet i gjithë informacioni i plotë mbi dokumentacionint, kriteret, procedurat, afatet etj., si dhe lista e njësive administrative përkatëse. 

Dokumentat e bashkëngjitura