Njoftim për zhvillimin e procedurës së konkurimit për vende të lira në Zyrat e Gjendjes Civile Buçimas dhe Udenisht - 2 Maj

Njoftim për zhvillimin e procedurës së konkurimit për vende të lira në Zyrat e Gjendjes Civile Buçimas dhe Udenisht - 2 Maj 2017

Në zbatim të Urdhërit të Ministrit të Punëve të Brendshme nr. 577, datë 04.11.2015, “Për miratimin e rregullores për pranimin në detyrë të punonjësve të Zyrës së Gjendjes Civile“, ju informojmë se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po përgatit procedurat për zhvillimin e testimit për pozicionet e lira të Njësisë Administrative Buçimas dhe Udenisht, të krijuara pas lirimit nga detyra të nëpunësve të mëparshëm.

Për respektimin e këtij detyrimi ligjor, janë marrë masat që çdo konkurenti për pozicionin e nëpunësit të Zyrës së Gjendjes Civile, t’i sigurohet informacioni i nevojshëm për plotësimin e kërkesave të përcaktuara në rregulloren “Për pranimin në detyrë të nëpunësit të zyrës së gjendjes civile”.

Dokumentacioni i konkurentëve do të dorëzohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile nga titullari i institucionit që bën kërkesën ose nga vetë i interesuari, jo më vonë se data 17 Maj 2017. 

Mungesa e njërit prej dokumenteve apo pavlefshmëria e tyre do të sjellë skualifikimin e konkurentit. 

Testimi do të zhvillohet në datën 24 Maj 2017, në orën 11:00, në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, në adresën: sheshi ‘Skënderbej’, nr. 3, (Ministria e Punëve të Brendshme), Tiranë.

Dokumentat e bashkëngjitura