Parandalim krimi

Shtëpia!

Kur dilni nga shtëpia apo nga puna, sigurohuni që të gjitha dyert e dritaret të jenë të mbyllura.

Nëse do të largoheni për një kohë të gjatë, kërkojini një fqinji që herë pas here të shikojë shtëpinë tuaj dhe nëse vëren ndonjë veprim të dyshimtë t’ia referojë ato policisë.

Makina!

Kur e lini makinën diku, sigurohuni që keni mbyllur dyert dhe nuk keni lënë asnjë gjë me vlerë në makinë, merrni këto gjëra me vehte ose mbyllini në bagazhin e makinës.

Nëse makina ka sistem alarmi, aktivizojeni atë. Në mbrëmje ose natën përpiquni të parkoni në një vend me dritë.

Droga!

Mos pranoni që të bëni provë përdorimin e drogës, pasi kjo mund të jetë fatale për ju. Shoqërohuni me shokë që nuk përdorin drogë. Merruni sa më tepër me veprimtari kultutore, sportive, studimore. Nëse e keni filluar përpiquni ta lini atë. Kërkoni ndihmën e të afërmve tuaj dhe drejtohuni tek mjekët specialistë.

Në rrugë!

Kur ecni në vende që nuk i njihni, shikoni përreth për të parë nëse ka rrezik. Sigurohuni që çanta, apo gjëra të tjera me vlerë janë të siguruara dhe nuk mund t’ua marrin me lehtësi.