Shpallen rezulatet për testimin për Z.GJ.C. në Buçimas dhe Udenisht, Pogradec - 25 Maj '17

Shpallen rezultatet e testimit për nëpunësin e zyrës së Gjendjes Civile, Njësia Administrative Buçimas dhe Njësia Administrative Udenisht, Bashkia Pogradec.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në zbatim të Urdhrit Nr. 577, datë 04.11.2015 të Ministrit të Punëve të Brendshme “Për miratimin e rregullores për pranimin në detyrë të nëpunësit të zyrës së gjendjes civile në bashki”, më datë 24.05.2017 zhvilloi testimin për vendin e lirë të punës në zyrën e Gjendjes Civile të Njësisë Administrative Buçimas dhe Udenisht.

Në vijim të detyrimeve që rrjedhin nga akti i lartpërmendur, Komisioni i Vlerësimit të Testimit, i ngritur sipas Urdhrit të Sekretarit të Përgjithshëm me Nr.8408/1 prot., datë 20.09.2016, “Për vlerësimin e testimeve për nëpunësit e shërbimit të Gjendjes Civile në Bashki”, korrigjoi testimet e kandidatëve.

Pasi korrigjoi nivelin e njohurive për pjesëmarrësit në testimin e zhvilluar më datë 24.05.2017, Komisioni vlerësoi dhe konsideron si të rregullt testimin e zhvilluar, duke i renditur sipas pikëve:

Njesia Administrative Bucimas

Kiseina KRISTOLLARI          97       pikë

Jonida RISTANI                    69       pikë

Erlinda DIKELLARI                69       pikë

Sonila MUÇO                        39       pikë 

Njësia Administrative Udenisht

Anduel SHKIRA                   62       pikë

Redon BASHALLI                55       pikë

Ariola RUSI                         54       pikë   

Eglantina OSHAFI               32       pikë

Erald LIPO                          10       pikë

Eda KURTI                           5       pikë

Shënim: Çdo i interesuar që pretendon se nuk i është pasqyruar drejt rezultati nga Komisioni i Vlerësimit të Testimit, në mbështetje të pikës 1, Kreu V i Rregullores miratuar me Urdhrin e Ministrit të Punëve të Brendshme, mund të paraqesë pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, brenda 5 ditëve nga dalja e njoftimit, ankimin për rishikim të testimit.