Shpallje kërkese për shpronësim, Bashkia Korçë – 16 Qershor 2016

Ministria e Punëve të Brendshme shpall kërkesën për shpronësimin e pasurive të paluajtshme të pronarëve, sipas tabelës bashkëlidhur (PDF).

Subjekti kërkues është Bashkia e Korçës. Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat që preken nga ky shpronësim.

Vlera e shpronësimit të pronarëve, për shkak të “Zgjerimit të varrezave publike”, në Bashkinë e Korçës” është 1 338 044 (një milion e treqind e tridhjetë e tetë mijë e dyzet e katër) lekë.

Brenda 15 ditëve nga plotësimi i afatit për publikim, personat që kanë emrin në listë, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre të shoqëruara me dokumentet përkatës në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Dokumentat e bashkëngjitura