Shpronësim për ndërtimin e varrezave publike të qytetit, Bashkia e Elbasanit - 21 maj 2015

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM

Ministria e Punëve të Brendshme, shpall kërkesën për shpronësimin e pasurive të paluajtshme të pronarëve, sipas tabelës bashkëlidhur.

Subjekti kërkues është Bashkia e Elbasanit. Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat që preken nga ky shpronësim. Vlera e shpronësimit të pronarëve, për shkak të ndërtimit të varrezave publike të qytetit, në Bashkinë e Elbasanit është 3 008 100 (tre milion e tetëmijë e njëqind) lekë.

Ky publikim do të jetë për një periudhë 1 javore dhe brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, personat që kanë emrin, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre të shoqëruara me dokumentet përkatës në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Dokumentat e bashkëngjitura